Flash News

KRYESORE

Borchardt: Mendimi im për 30 qershorin, pa opozitën

Borchardt: Mendimi im për 30 qershorin, pa opozitën

"Zgjedhjet e 30 qershorit, lokalet, nuk ishin zgjedhje". Kështu shprehet fillimisht ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt. Mbështetjen që OSBE-ja ofroi për organizimin e tyre, Borchardt e justifikon me argumenton se nëse PS nuk do të merrte pjesë, do cënohej i gjithë procesi.

"Por, pyetja ime është se cila ishte alternativa: Të pranohej që pakica (PS) të vendoste të mos merrte pjesë në zgjedhje? Kjo do të cënonte të gjithë procesin, prandaj ne e mbështetëm zhvillimin e tyre. Të gjithë mund të kemi shumë kritika, por kjo është tjetër çeshtje", pohoi Borchardt.

Në fund, ai shtoi se situata politike në Shqipëri është më e polarizuar në Ballkan, duke u ankuar se kjo ndikon negativisht në punën e tij.

Kritika adresoi edhe për shoqërinë civile, e cila sipas tij, qëndron pasive, krahasuar me disa vite më parë në Shqipëri.

Të fundit