Flash News

KRYESORE

Borchardt në Kuvend, hesht për kryebashkiakët e inkriminuar të PS

Borchardt në Kuvend, hesht për kryebashkiakët e inkriminuar

Në ambientet e kuvendit të Shqipërisë u shfaq pasditen e sotme, dokumentari gjerman “Paqe përmes Drejtësisë–Trashëgimia e Thomas Buergenthal”. Në shfaqjen e këtij dokumentari ishte i pranishëm kryetari i kuvendit, Gramoz Ruçi, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt si dhe përfaqësues të jetës publike e shoqërore.

Bernd Borchardt deklaroi se publikimi i dokumentarëve të tillë, që sjell në vëmendje krimet e së kaluar në sistemet totalitare, janë pozitive pasi hapen debate publike.

“Gjithmonë ekziston pyetja sesi të përballemi me krime të së kaluarës, kur shtetet lëvizin nga sisteme totalitare qofshin ato komuniste apo fashiste, si mund të përballemi me një të kaluar djallëzore, cila është forma më e mirë për t’u përballur me një të kaluar djallëzore që ndihmon në krijimin e një rendi të ri liberal, si të kenë drejtësi viktimat, si të krijojmë një rrëfim të ri më çlirues. Duke parë, duke folur për këtë film rreth mesazheve të tij mbi përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien, nga këndvështrimi im është një hap transformues. Do të thotë që, ende ka diçka që do të diskutohet nga përfaqësuesit e shoqërisë shqiptare”, -tha ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Dokumentari paraqiti punën e gjyqtarit Thomas Buergenthal dhe është në vijim të nismave të Prezencës së OSBE-së për të nxitur debatin e bazuar në fakte për krimet kundër njerëzimit dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë së krimeve ndërkombëtare.

Ra në sy se kreu i OSBE-së ende nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për kryebashkiakët e PS që dyshohet se kanë të kaluar të dyshimtë, si Valtrin Pjetri i Shkodrës, Agim Kajmaku i Vorës dhe Mark Babani I Vaut të Dejës.

Të fundit