Flash News

KRYESORE

Borchardt si këshilltar politik: Përgëzime për Ramën, lumë rezervash për Bashën

Borchardt si këshilltar politik: Përgëzime për Ramën,

Gazetari Lutfi Dervishi i kërkoi ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt që për një moment të imagjinonte vetën si këshilltar i qeverisë dhe i opozitës. Cilat janë këshillat për kryeministrin Edi Rama.

"Unë këshilltar i qeverisë? Së pari, mendoj se do të flisja shumë hapur, me sinqertet dhe mirëbesim në këtë skenar. Si diplomat i mirë, (nëse jam i mirë, kjo u takon të tjerëve ta gjykojnë) do ta përgezoja kryeministrin për njoftimin që bëri se qeveria është gati të diskutojë me opozitën për çfarëdo llojë çështje për të mirë të vendit.

Do ta pyesja: pse nuk fillon me gjëra konkrete; ka kaq shumë çështje në tryezë; luftimin e korrupsionit, çfarë mund të bëhët më shumë, pastaj është reforma zgjedhore. Opozita kur ishte ne parlament doli me nje projekt ligj, e quajte çlirimi i politikes nga krimi - nje lloj vetingu për politikanet. Komisioni i Venecias dha pastaj koment negativ, por drafti mund të permiresohet. Në parim, Venecia tha se si ide kjo vlen, por ose qeveria ose opozita (parti jashte parlamentit apo parti te reja) duhet ta zhvillojnë më tej këtë ide", deklaroi ai.

Po Lulzim Bashës, çfarë do t'i sugjeronte 'këshilltari' Borchard?. "Unë këshilltar i opozitës? Pyetje shumë delikate. Misionet e OSBE-së nuk kanë mandat të punojnë me parti politike, por me institucione. Megjithatë, së pari do të isha i sinqertë dhe me mirëbesim. Rekomandimi im do të ishte që shumë mire që kritikoni qeverine, por më jepni recetën apo zgjidhjen: si ta luftojmë korrupsionin.

Opozita mendon se qeveria vjedh zgjedhjet? Do e këshilloja të ndërtonte koalicione me ndërkombëtarët sepse edhe ata janë të shqetësur për korrupsionin. Nëse ka propozime të mira, ne ofrojmë ekspertize te mirë, ka edhe aleate te tjere ne vend. Ka shumë fusha të tjera për ta bërë këtë gjë, si për shembull media apo të drejtat e punëtorëve në Shqipëri", pohoi Borchardt.

Të fundit