Flash News

KRYESORE

Borchardt tek Krimet e Rënda, ja arsyeja

Borchardt tek Krimet e Rënda, ja arsyeja

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim sot tek prokuroria e Krimeve të Rënda.

Borchardt ka zhvilluar një takimim me trupën e kësaj prokurorie, ku pritet të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi.

Katër ditë më parë, me 24 qershor prezenca e OSBE-së në Shqipëri nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorinë e rrethit Tiranë dhe Policinë e Shtetit.

Kjo marrëveshje ka si synim realizimin e një analize sistemi për sa i përket punës së përbashkët, bashkërendimit të veprimtarive dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë Gjyqësore dhe Prokurorëve gjatë kryerjes së procedimeve penale.

Marrëveshjet e bashkëpunimit u nënshkruan nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Bernd Borchardt, si dhe përkatësisht nga Kreu i Prokurorisë së Rrethit Tiranë Elizabeta Imeraj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

“Shqyrtimi gjyqësor përbën thelbin e drejtësisë, por është një mekanizëm po aq i efektshëm sa edhe procedimet që e fillojnë atë; në rastin e të drejtës penale bashkëpunimi mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore përbën themelin e suksesit të tij. Për pasojë, lipset që të punojmë me këto institucione dhe t’i mbështesim, me qëllim që ato të jenë sa më të frytshme në punën e tyre për forcimin e sistemit të drejtësisë penale në Shqipëri”, tha Ambasadori Borchardt.

Të fundit