Flash News

KRYESORE

“Borchardt, turp të kesh”, reagon Gent Cakaj pas “mesazhit” në banesën e ambasadorit të OSBE: Mjaft është mjaft!

“Borchardt, turp të kesh”, reagon Gent Cakaj pas

Ministri në Detyrë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gent Cakaj reagon pas “mesazhit” të shkruar në hyrje të pallatit ku banon i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

“Borchardt, turp të kesh”, është mesazhi që disa të rinj protestues shkuan mbrëmë ambasadorit për të shprehur pakënaqësinë ndaj deklaratës së bërë kundër protestës së opozitës.

Ndërkohë, sot ministri Cakaj reagon duke e cilësuar një akt të urdhëruar politikisht, pas qëndrimit të tij kundër dhunës në protestën e mbrëmshme.

Reagimi:

Mjaft është mjaft!

Sulmi i mbrëmshëm ndaj shtëpisë të Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri,

Bernd Borchardt, pas deklaratës publike të OSBE kundër dhunës kriminale në protestën e djeshme,

përbën një tjetër akt të papranueshëm kriminal. Veprimi është kryer në urdhëra të qarta politike të krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij, si hakmarrje primitive e atyre që pasi kanë humbur kontrollin e vetes duan të nxjerrin nga kontrolli rendin kushtetues të Shqipërisë!

Ambasadori Borchardt vazhdimisht ka kryer punën e tij me profesionalizëm të plotë në kuadër të Misionit të OSBE-së dhe faji i tij i vetëm është thirrja fisnike për frenim nga dhuna dhe distancim nga veprimtaria e dhunshme. Sulmi ndaj tij është sulm ndaj themeleve të kulturës demokratike, imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe përpjekje e drejtpërdrejtë për ta cenuar besueshmërinë e Shqipërisë

për kryesimin e OSBE-së 2020. Kjo nuk është thjeshtë Shqipëria që duam: kjo nuk është kurrësesi as Shqipëria e tanishme.  Kjo është Shqipëria e një grupi rrugëhumburish politik dhe huliganë kriminalë si ata që kryejnë akte dhune dhe që kanë dhunuar edhe banesën e ambasadorit.

Për më shumë, kultura e linçimit masiv, diskreditimit tendencioz profesional dhe cenimit personal është krim në vetvete. Ndaj, secili person me përgjegjësi minimale shoqërore duhet menjëherë të distancohet nga sulmi kriminal ndaj Ambasadorit Borchardt dhe të dënojë veprimtarinë e dhunshme kundër Shqipërisë në përgjithësi.

Të fundit