Flash News

KRYESORE

Borë dhe acar/ ARRSH paralajmëron shoferët: Kujdes në këto akse

Borë dhe acar/ ARRSH paralajmëron shoferët: Kujdes në

Bora dhe i ftohti kanë shkaktuar problematika në disa zona të Shqipërisë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar shoferët që të bëjnë kujdes, sidomos gjatë natës dhe në orëve të para të mëngjesit, në disa akse për shkak të ngricave dhe të borës që pritet të bllokojë rrugët.

Njoftimi i ARRSH për gjendjen e rrjetit rrugor dhe kushteve të qarkullimit të automjeteve:

Rajoni Verior - Shkodër: Gjendja e rrjetit rrugor, dhe qarkullimit të mjeteve paraqitet pa probleme të theksuara në qarkullim. Koha është pa reshje dëbore. Nga kontraktorët, kompanitë e mirëmbajtjes dimërore është bërë pastrimi i segmenteve rrugore me prani dëbore, si dhe spërkatja parandaluese me kripë për ngricat. Sqarojmë se lëvizja e mjeteve në përgjithësi realizohet pa zinxhirë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve gjatë lëvizjes në segmentet rrugore: "Ura Cerenecit - Stebleve", pjesa fundore, afro 20 km, si dhe në segmentin rrugor "Trebisht - Dogana Trebisht" (Qarku Dibër).

Rajonin Qendror - Tiranë: Kushtet e motit janë pa reshje dëbore. Gjendja e rrjetit rrugor, për këtë rajon në përgjithësi paraqitet pa probleme të dukshme për qarkullimin. Në segmentet rrugore, zona Dajt është bërë spërkatja parandaluese me kripë, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në pjesën "Trau Dajt – Antenat - Teleferiku" dhe në pjesën "Lunik – Stebleve”,në rrugën "Librazhd - Peshkopi".

Rajonin Jugor - Gjirokastër: Ka pasur reshje të dobëta dëbore në qarkun e Korçës, por kanë pushuar. Lëvizet pjesërisht me zinxhirë në një pjesë të segmenteve rrugore, Qarku Korçë në drejtimet: Dardhë, Voskopojë, Qafë Qarri.

Ne segmentin rrugor kryesor "Librazhd – Qafë Thanë - Pogradec - Korçë - Kapshticë", lëvizja e mjeteve bëhet pa zinxhirë. Nga kontraktorët, që mbulojnë shërbimet e mirëmbajtjes është bërë spërkatja parandaluese me kripë për ngricat. Resurset njerëzore e mekanike të kompanive përkatëse janë në punë.

Përdoruesit e mjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit pasi temperaturat do të ulen ndjeshëm, për pasojë shtohet prania e ngricave në rruge, Të respektojnë kushtet e rrugës dhe sinjalistikën rrugore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë në rrugët për të cilat njoftuam që qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Të fundit