Flash News

KRYESORE

Borë dhe shtrëngata, si parashikohet të jetë moti për sot

Borë dhe shtrëngata, si parashikohet të jetë moti për

Rikthehen temperaturat e ulëta në disa zona të vendit.

Sipas IGJEUM, reshjet e shiut sot ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit, përveç qarqeve të Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës.

Në jug të vendit parashikohen edhe shtrëngata, ndërsa në zonat malore do të ketë prezencë të reshjeve të borës.

RESHJET

E enjte dt.24 priten reshje mesatare në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Ndërsa, në pjesën tjetër të territorit priten reshje të dobëta deri në lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në qarqet e jugut, për momente të shkurtra kohore reshjet mund të marrin edhe formën e shtrëngatës.

Në zonat malore reshjet pritet të jenë në formë dëbore, më të shumta në qarkun e Korçës.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 13 °C

në vendet e ulëta: 4 / 12 °C

në vendet malore: -2 / 4 °C

Të fundit