Flash News

KRYESORE

Meteorologia Porja: Tirana nën dëborë në fundjavë

Qytetarët e Tiranës një vit më parë festuan kur kryeqytetin e mbuloi bora. Por  edhe sivjet, parashikohet që reshjet e dëborës të bien dhe në Tiranë.

Meteorologia Lajla Porja në një lidhje telefonike me News 24 tha se fundjava mund të sjellë dëborë edhe në kryeqytet, pikërisht mbrëmjen e së dielës dhe gjatë natës.

Ditën e nesërme pritet të ketë një rënie të temperaturave deri ne -8 gradë në zonat malore dhe 2 apo 3 gradë në zonat e ulëta.

Të fundit