Flash News

KRYESORE

Boris Johnson del nga spitali, drejt shërimit nga COVID-19

Boris Johnson del nga spitali, drejt shërimit nga COVID-19

Kryeministri i Britanisë së Bashkuar Boris Johnson doli të dielën nga spitali, pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar nga koronavirusi. Sipas ‘The Guardian’, kreu i ekzekutivit britanik vijon të shërohet pasi prej gati tre javësh është i infektuar me COVID-19.

Kryeministri Johnson u trajtua në spitalin “St Thomas” në jug të Londrës. Ai u shtrua në spital të dielën e kaluar, ndërsa tre ditë i kaloi dhe në terapi intensive pasi gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua.

Një zëdhënës nga Doëing Street u shpreh se “Kryeministri është larguar nga spitali për të vazhduar shërimin e tij në shtëpi. Me këshillën e ekipit mjekësor, Kryeminisgtri nuk do të kthehet menjëherë në punë. Ai dëshiron të falenderojë të gjithë mjekët në “St Thomas” për kujdesin e shkëlqyer”. Johnson u diagnostikua me COVID-19 në 27 mars, duke vijuar të punojë derisa u izolua në shtëpi.

Të fundit