Flash News

KRYESORE

Boris Johnson nuk heq dorë: Brexit do të ndodhë më 31 tetor

Boris Johnson nuk heq dorë: Brexit do të ndodhë më 31 tetor

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson vazhdon të këmbëngulë se Brexit do të finalizohet më 31 tetor, me ose pa një marrëveshje me BE-në.

Gjatë një interviste për BBC, kryeministri britanik tha se do të vazhdojë të qëndrojë në këtë post, edhe nëse dështon arritjen e një marrëveshje me Bashkimin Evropian, ndërsa nuk shpjegoi se si planifikon ta anashkalojë ligjin e miratuar nga parlamenti për shtyrjen e Brexit nëse nuk siguron më parë një marrëveshje në samitin e BE-së që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor.

“Njerëzit e ndjenjë se ky shtet po i afrohet një momenti të rëndësishëm dhe ne duhet ta finalizojmë Brexit-in më 31 tetor. Unë do ta bëj këtë”, tha Johnson.

I pyetur se a do të jepte dorëheqjen si kryeministër, nëse nuk arrin të sigurojë një marrëveshje të re, Johnson tha : “Jo, unë kam marrë udhëheqjen e partisë dhe të vendit tim në një kohë të vështirë dhe do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë. Besoj se kjo është përgjegjësia ime”.

Megjithatë, kryeministri britanik shtoi  se është optimist se do të mund të arrijë “një marrëveshje të mirë” me Brukselin, çka sipas tij një arritje e tillë nuk do të jetë e lehtë.

Të fundit