Flash News

KRYESORE

Boris Johnson shërohet plotësisht, të hënën rikthehet në punë

Boris Johnson shërohet plotësisht, të hënën rikthehet

Kryeministri i Britanisë së Bashkuar Boris Johnson është shëruar plotësisht nga koronavirusi dhe është gati të rikthehet në detyrë, raportojnë medit britanike. Prej ditës që doli nga spitali, Johnson ndodhet në shtëpinë e tij ku ka marrë rikuperimin e plotë shëndetësor.

Por, të hënën në 27 prill kreu i ekzekutivit britanik pritet të rikthehet në punë. Johnson e nisi punën në fakt të premten në 24 prill kur mbajti një konferencë tre orëshe online me Sekretarin e Jashtëm Dominic Raab.

Ndërkohë, sfida që e pret Boris Johnson është heqja e kufizimeve dhe lehtësimi i masave shtrënguese, me qëllim që ekonomia të rikthehet në normalitet. Kryeministri britanik u ka bër thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, me përjashtim kur duhet të kryejnë pazare për nevojat themelore të jetës, si për shembull ushqim dhe ilaçe.

Të fundit