Boris Johnson tregon për pasojat që i ka lënë COVID-19

Kryeministri Boris Johnson u infektua me koronavirus gjatë prillit dhe rrezikoi seriozisht shëndetin.

Menjëherë pasi rezultoi negativ ndaj Covid-19, ai iu rikthye menjëherë detyrës si kryeministër duke mbajtur fjalime në konferenca të ndryshme.

Në konferencën e fundit ka rrëfyer për herë të parë pasojat që i ka lënë Covid-19.

Kryeministri rrëfeu se për herë të parë pas kaq shumë vitesh ka nevojë për syze, pasi i është dobësuar shikimi. Ai beson se shkak për këtë mund të jetë bërë koronavirusi.

“Zbulova se kam nevojë për syze, për herë të parë pas kaq vitesh. Po mendoj për efektet e mundshme të koronavirusit. Kështu që jam i prirur të mendoj se ka lidhje. Koronavirusi që kalova mund të ketë lidhje me problemin që përjetoj tek sytë.”- u shpreh Johnson.