Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Boshnjakët dhe shqiptarët duhet të bashkëpunojnë më mirë
Libri „Bosnja: Pikëpamje nga Tirana“ i autorit Shaban Murati, diplomat shqiptar me eksperiencë pesëdhjetëvjeçare, ka lindur gjatë pesëmbëdhjetë viteve, nëpërmjet artikujve të Muratit, të cilat i ka publikuar vazhdimisht në mediat shqiptare dhe rajonale.
Dr.Admir Lisica/ Revista Stav
Libri „Bosnja: Pikëpamje nga Tirana“ i autorit Shaban Murati, diplomat shqiptar me eksperiencë pesëdhjetëvjeçare, ka lindur gjatë pesëmbëdhjetë viteve, nëpërmjet artikujve të Muratit, të cilat i ka publikuar vazhdimisht në mediat shqiptare dhe rajonale. Bëhet fjalë për pikëpamje të autorit në lidhje me problemet shoqërore-politike në rajon, me theks të veçantë në pozitën e Bosnjë-Hercegovinës dhe të popullit boshnjak. Mbi bazën e eksperiencës shumëdekadëshe diplomatike, që e ka fituar në Suedi, Finlandë, Islandë dhe Maqedoninë Veriore, autori analizon raportin e Europës ndaj Bosnjë-Hercegovinës, e cila në pesëmbëdhjetë vitet e kaluara ka qenë shpesh temë e zyrtarëve të lartë europianë.
Murati në këtë libër e vë theksin në mënyrë të veçantë në padrejtësinë, që i është bërë shtetit të Bosnjë-Hercegovinës dhe popullit të saj më të madh në numër, nëpërmjet krijimit të Republikës Srpska, e cila lindi si pasojë e genocidit, gjë të cilën autori në artikujt e tij e nënvizon. Një nga temat thelbësore të këtij libri ka të bëjë edhe me raportin mes dy popujve miq, boshnjakëve dhe shqiptarëve, të cilët në të shkuarën, për fat të keq nuk e kanë ndihmuar njëri-tjetrin.
„Dy popujt tanë, boshnjakët dhe shqiptarët, kanë shumë gjëra të përbashkëta, që i lidh nga e kaluara, dhe për këtë duhet të bashkëpunojnë më mirë. Sarajeva dhe Tirana janë shumë të ngjashëm për nga njerëzit që jetojnë në to, xhamitë e tyre janë të ngjashme, e përbashkët është e kaluara e tyre osmane dhe shumë gjëra të tjera.
Ky është një libër për mirëkuptimin e çështjes së Bosnjë-Hercegovinës nga një shqiptar. Gjatë pesëmbëshjetë viteve të kaluara, nga 2003 deri në 2018, në mënyrë të vazhdueshme kam publikuar analiza politike me theks çështjen boshnjake. Librin tim e publikoi qendra kërkimore „Alsar“ nga Tirana dhe më bëhet qejfi për këtë, sepse vetë fakti i përkthimit në gjuhën boshnjake dhe shqiptare flet për atë se kemi një dëshirë të dyanshme për afrimin e dy popujve tanë“, tha Murati në promovimin e librit të tij në Sarajevë.
Duke lexuar artikujt e Muratit mund të konkludohet se autori e njeh jashtëzakonisht mirë situatën politike në rajon, në mënyrë të veçantë në Bosnjë-Hercegovinë, gjë për të cilën disa herë kritikon pushtetin në Shqipëri, i cili në disa raste nuk ka treguar mirëkuptim për Bosnjë-Hercegovinën dhe popullin boshnjak.
Një prej artikujve të tij mban titullin „Linçimi serb i Izetbegoviçit dhe heshtja shqiptare“. Në këtë tekst Murati problematizon heshtjen e pushtetit dhe të mediave në Shqipëri, të cilat nuk u rreshtuan menjëherë përkrah antarit të atëhershëm të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, i cili në një intervistë për „Dojçe Vele-n“ shprehu bindjen se Bosnjë-Hercegovina një ditë do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Murati nënvizon se ky qëndrim i antarit boshnjak të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës flet shumë, dhe se nëpërmjet tij mund të shihet përse zyrtarët e Kosovës duhet të kenë një qëndrim më miqësor ndaj boshnjakëve dhe shtetit të Bosnjë-Hercegovinës.
Murati thekson se në kohën e kaluar shqiptarët dhe boshnjakët kanë qenë deri diku të distancuar me njëri-tjetrin.
„Kam shkruar për Bosnjën dhe boshnjakët në mënyrë të vazhdueshme, duke u përpjekur që opinionit publik shqiptar t’i dëshmoj se çfarë po ngjet në skenën politike të atjeshme. Kam folur për të ashtuquajturën pjesë separatiste të Bosnjë-Hercegovinë, që quhet Republika Srpska. Ajo që më duhet të nënvizoj është se unë jam ndoshta i vetmi, që është marrë në mënyrë të detajuar me këtë çështje, se ky është libri i parë që merret me çështjet e politikës së jashtme shqiptare dhe boshnjake, me theks të veçantë: të ashtuquajturën entitet Republika Srpska, Sanxhakun, Kosovën dhe natyrisht Bosnjë-Hercegovinën. Dhe për këtë nënvizoj se ka shumë rëndësi që është publikuar ky libër“.
Një prej promotorëve, Anes Xhunuzoviç, nënvizoi se në librin „Bosnja: Një pikëpamje nga Tirana“ autori ka theksuar se çdo shpërthim konflikti ndëretnik në Bosnjë-Hercegovinë do të kishte pasoja direkte edhe në shtetet fqinjë, por edhe në mbarë rajonin. Ka vlerësuar se për këtë, procesi i konsolidimit dhe forcimit të funksionimit të shtetit, duhet të ketë mbështetje të të gjithë shteteve në Ballkan.
Pozicionimi për të vërtetën në Bosnjë-Hercegovinë
Interesant ishte edhe fjala e një promotori tjetër, Edhem Biçakçiçit, i cili nënvizoi mirënjohjen për organizatorin, „Qendrën Ballkanike për analiza dhe studime“, e cila është përpjekur të realizojë promovimin e kësaj vepre, e cila është publikuar në gjuhën shqipe dhe boshnjake. Biçakçiçi shfrytëzoi rastin që të falenderojë autorin e librit Shaban Muratin për pozicionimin e tij direkt në lidhje me të vërtetën në Bosnjë e Hercegovinë, gjë që është e dukshme në faqet e këtij libri.
„Vepra analizon marrëdhëniet në rajon nga perspektiva e një diplomati, i cili mbi bazën e eksperiencës së pasur, i flet opinionit publik në vendin e tij mbi ngjarjet në vendin mik Bosnjë-Hercegovinë. Boshnjakët dhe shqiptarët, të cilët në shtetin e përbashkët osman kanë garuar se kush e kush do t’i japë më shumë ministra cilësorë të oborrit (të Sulltanit), pashallarë, artistë, mësues, gjë që flet për ngjashmërinë mes nesh. Ne jemi dy popuj miq, që i lidh historia dhe përkatësia fetare e përbashkët. Ajo që është interesante sot, Bosnjë-Hercegovina është një vend me më shumë se 50% popullsi muslimane, ndërsa në Shqipëri kjo përqindje shkon deri në 70%. Autori, në 30 tekste, analizon tema jashtëzakonisht thelbësore edhe për këtë unë e falenderoj. Ajo që konsideroj urgjente është se në në të ardhmen duhet të zhvillojmë marrëdhënie të mira me Shqipërinë, në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë për lidhjet mes të rinjve, të cilët në të ardhmen do të forcojnë lidhjet mes vendeve tona. Kur bëhet fjalë për njohjen e pavarësisë së Kosovës shumica e qytetarëve tanë dëshiron njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, por procedura e marrjes së vendimit në Presidencën e Bosnjë-Hercegovinës kërkon konsensusin. Kjo për momentin është e parealizueshme, por besoj se së shpejti do të krijohen kushtet. Megjithatë, mendoj se mund të përparojmë marrëdhëniet mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës në kuptimin e njohjes së dokumenteve, siguracioneve, gjë e cila do të na siguronte lidhje më të mira mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. Ne e konsiderojmë Kosovën si shtet të pavarur. Ajo që janë Austria dhe Gjermania, janë Kosova dhe Shqipëria“, nënvizoi Biçakçiçi.
Konkluzioni i përbashkët i promotorëve, botuesve dhe organizatorëve të promovimit për veprën „Bosnja: Një pikëpamje nga Tirana“: E përbashkët është se boshnjakët dhe shqiptarët duhet të bashkëpunojnë më intensivisht, sepse mes dy popujve nuk ka asnjë çështje të hapur, e cila mund të ishte pengesë në këtë rrugë.
Përktheu: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38