Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
'Bosi' shqiptar kërcënon me vdekje sipërmarrësin italian; largohet në Argjentinë
Mediat italiane kanë bërë publike detaje sa i përket akuzave ndaj Dhori Bibo, 35 vjeçari i arrestuar në janar të këtij viti gjatë një operacioni antidrogë mes Italisë e Spanjës.
Për Prokurorinë e Firences, Dhori Bibo konsiderohet shef i një grupi kriminal që importonte sasi të mëdha droge në Itali e që trafikohej kryesisht në territorin e provincave të Bolonjës e Firenzes.
Mediat e huaja shkruajnë se një sipërmarrës nga Bolonja, i frikësuar nga kërcënimet për jetën që i bënte një bos droge nga Shqipëria, është larguar për tu strehuar në Argjentinë.
Problemet për të, filluan kur u përpoq të hapte një qendër për terapi ndaj qenve në fshatrat e San Pietro in Casale. Disa të njohur e ndihmuan të kontaktonte me Dhori Bibon, 34 vjeç, të cilit i kërkoi borxh për të nisur iniciativën e biznesit.
Huaja kishte norma të larta interesi prej 20% dhe problemet vetëm sa u shtuan. Sipërmarrësi italian nuk arriti të shlyente borxhin dhe shuma “fluturoi” në 150 mijë euro. Shqiptari përdori kërcënimet dhe rrahjet për ta detyruar italianin të paguante.