Flash News

KRYESORE

Bosnja nuk ndryshon qëndrim: Njohja e Kosovës është e pamundur

Bosnja nuk ndryshon qëndrim: Njohja e Kosovës është e

Bosnje-Hercegovina nuk do të tërhiqet nga vendimi për të mos njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Igor Crnadak. Deklarata e Crnadak erdhi pas kërkesës së kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, që komuniteti boshnjak në Kosovë të rrisë presionin mbi Sarajevën për të njohur pavarësinë.

Sipas ministrit boshnjak, ky vendim është i detyruar për shak të qëndrimit të serbëve në Bosnje.

“Bosnja nuk do të njoh Kosovën dhe kjo ja falë të qëndrimit të boshnjakëve apo kroatëve, por pikërisht për shkak të pozicionit të Republikës Sërpska. Nuk ekziston mundësia që të ndryshojë ky qëndrim”, ka thënë Crnadak.

Megjithatë, ministri boshnjak ka kërkuar më shumë bashkëpunim me Prishtinën për të lehtësuar jetesën e qytetarëve.

“Në përgjithësi, duhet të përpiqemi të thjeshtojmë shumë gjëra për ta bërë jetë më të lehtë për qytetarët dhe veprimtarinë e përditshme. Gjithsesi, sa i përket pozicionit të Bosnje-Hercegovinës kur vjen puna te njohja e Kosovës, kjo nuk do të diskutohet në asnjë mënyrë”, ka përfunduar Crnadak.

Pacolli-Mogherinit: Liberalizimi i vizave është hap vendimtar për kosovarët

Të fundit