Flash News

KRYESORE

Bosnjë/ Truprojat e presidentit Erdogan përplasen me policinë

Bosnjë/ Truprojat e presidentit Erdogan përplasen me policinë

Vizita e presidentit turk Recep Taiypp Erdogan në Bosnjë ka sjellë edhe një incident. Truprojat e Erdogan-it u përplasën me punonjësit e policisë vendase.

Gjithçka nisi pasi shoqëruesit e presidentit turk refuzuan që t’i dorëzonin armët e tyre.

“Ata ishin agresivë dhe u sollën sikur të ishin në vendin e tyre. Ata nuk i respektuan ligjet tona dhe merituan të arrestoheshin”, tha Zoran Galic, shefi i policisë kufitare të Bosnjës, për portalin e lajmeve Dnevni Avaz.

Situata u qetësua kur u afrua presidenti turk.

Të fundit