Flash News

KRYESORE

Bota e futbollit i uron shërim të shpejtë, por gjendja shëndetësore e Ferguson nuk dihet ende

Bota e futbollit i uron shërim të shpejtë, por gjendja

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mbrëmjen e së shtunës i’u nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale pasi pësoi hemoragji celebrale në tru.

Më pas nëpërmjet një njoftimi nga ana e klubit të United, u lajmërua se Ferguson e kishte kaluar me sukses operacionin, por gjendja e tij shëndetësore nuk ishte dhe aq e mirë.

Për këtë arsye ish-trajneri i djajve të kuq i është nënshtruar një terapie intensive në spital, në mënyrë që të arrijë të shërohet sa më shpejt.

Nga ana tjetër, familjarët e tij kanë kërkuar që të ruhet në maksimum privatësia në lidhje me gjendjen e trajnerit.

Ndërkohë, shumë trajnerë si Guardiola, Wenger, Klopp dhe Conte, kanë dhënë mesazhet e tyre inkurajuese për një shërim sa më të shpejtë të Ferguson.

Por deri më tani nuk ka asnjë informacion shtesë se si po ecën gjendja shëndetësore e Ferguson ndërkohë që po ndjek terapinë dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Kujtojmë se Sir Alex Ferguson është trajneri më i suksesshëm në historinë e futbollit britanik, i cili ka qëndruar plot 26 vite nën drejtimin e United, ku ka fituar 38 tituj, nga të cilat 13 në Premier League e 2 në Champions League.

Të fundit