Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bota e gjunjëzuar nga koronavirusi, Koreja e Veriut vazhdon hedhjen e raketave
Ndërsa pothuajse e gjithë bota është në gjunjë nga pandemia e koronavirusit që po merr shumë jetë njerëzish, Koreja e Veriut nuk ndalet me hedhjen e raketave.
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër të dielën, një javë pasi udhëheqësi i saj mori një letër nga Presidenti Trump i cili ofronte gatishmëri për ndihmë për luftën me koronavirusin në vend, tha ushtria e Koresë së Jugut, raporton New York Times.
Raketat u hodhën nga qyteti portual Wonsan, duke fluturuar rreth 140 milje në verilindje para se të binin në ujërat midis Koresë së Veriut dhe Japonisë. Ushtria e Koresë së Jugut nuk dha detaje të tjera.
Qeveria e Koresë së Jugut e cilësoi thellësisht të papërshtatshëm për Veriun një veprim të tillë, ndërsa bota lufton me koronavirusin.
Ndërkohë, për sa i përket koronavirusit, sipas deklaratave zyrtare të Penianit, nuk regjistrohet asnjë rast i vetëm.
Burimi: NYT