Flash News

KRYESORE

Bota e izoluar prej pandemisë së COVID-19, vendet baltike krijojnë zonën e udhëtimit

Shtetet Baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë kanë marrë vendimin që këtë të mërkure të rihapin kufijtë me njëra-tjetrën. Edhe pse situata është ende serioze nga pandemia globale e koronavirusit – ndonëse shifrat janë në rënie – ky është një vendim i konfirmuar tashmë.

Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se liria e lëvizjes së qytetarëve të tre vendeve do të fillojë me 15 maj pas parandalimit të suksesshëm që iu bë virusit.

Karins nënvizon se qytetarët që duan të hyjnë në këto tre vende do të duhet të qëndrojnë në karantinë sipas rregullave për 14 ditë.

Të fundit