Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vladimir Medakoviç/ European Western Balkans
Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka lënë, vetëm përkohësisht, mënjanë problemet ndërkombëtare ekzistuese. Në kulmin e pandemisë filluan projeksionet e reja sesi do të duket bota pasiqë virusi të zhduket ose të heshtë.
Në lidhje me këtë, ministri francez i Punëve të Jashtme Zhan-Iv Le Driá deklaroi në mënyrë pesimiste se “bota pas pandemisë do të ngjajë shumë me atë të mëparshmen, vetëm se do të jetë më e keqe”. Sipas mendimit të tij, pandemia vetëm sa do të përforcojë ndarjet dhe rivalitetet ekzistuese. A është e mundur të merret vesh që tani sesi do të pasqyrohet pandemia në raportet mes fuqive të mëdha, në mënyrë të veçantë ShBA, EU dhe Kinës?
Nëpërmjet vënies nën kontroll të epidemisë në Vuhan dhe vënien në dispozicion të sasive të mëdha të pajisjeve mjeksore për shtetet e tjera, Kina është vënë në krye të luftës kundër pandemisë. Në një masë të madhe kësaj i kontribuoi edhe mosgatishmëria fillestare e shteteve europiane si dhe reaksioni i ngadaltë i institucioneve të Bashkimit Europian. Njëlloj është situata edhe në ShBA qëështë bërë vatra më e madhe e pandemisë në botë. Në një situatë të tillë shumë vende, përfshirë edhe antarët e BE-së, i janë drejtuar për ndihmë Kinës për furnizimin me pajisje mjeksore.
Sesa është e rëndësishme ndihma kineze flet fakti se në këtë vend momentalisht prodhohet pothuajse gjysma e pajisjeve mbrojtëse mjeksore të botës. Shumë janë të prirur që në këtë pandemi të shohin momentin kyç në rritjen e ndikimit të Kinës dhe fillimin e lëvizjes së qendrës së fuqisë drejt Lindjes së Largët. Megjithatë, parashikime të këtilla, në rastin me të mirë janë të parakohëshme. Ndoshta në këtë moment tingëllon jologjike, por është pikërisht Kina ajo që në këtë pandemi do të humbasë më shumë.
Në Perëndim, në radhë të parë në SHBA, virusi COVID-19 në zhargon ka filluar të emërtohet virus kinez. Mosrënia dakord për prejardhjen e virusit ka natyrisht një konotacion negativ politik në raportet edhe kështu të tensionuara mes ShBA dhe Kinës. Nga ana tjetër, mbetet fakti se në njëzet vitet e fundit Kina ka qenë epiqendra e koronaviruseve: SARS në vitin 2022 dhe COVID-19 në vitin 2019. Veçoritë e kuzhinës kineze që përfshin edhe kafshë të egra ekzotike, ndotja e madhe, kushtet e këqija sanitare dhe mbipopullimi, janë vlerësuar si shkaktarë të epidemive gjithnjë e më të shpeshta. Për këtë shumë sy edhe pasndërprerjes së kësaj pandemie do të jenë të drejtuara për nga Kina si vatër potenciale e ndonjë sëmundje të re infektive.
Sjellja e pushtetit kinez në fillim të pandemisë jep edhe një shkak shtesë për mosbesim ndaj këtij shteti. Në vend që të reagonin menjëherë, pushteti kinez humbi kohë të vyer, fillimisht duke mohuar, dhe pastaj duke fshehur përmasat e pandemisë. Të gjitha informacionet mbi pandeminë u vunë nën kontrollin e pushtetit, ndërsa ndaj mjekëve që paralajmëruan për rrezikun nga virusi i ri, u zbatuan masa frikësimi dhe represive.
Në Perëndim, mbi të gjithë në SHBA, një sjellje e tillë e pushtetit kinez është vlerësuar si një prej shkaqeve negative për përhapjen e virusit në shtetet e tjera dhe lindjen e pandemisë. Ndërmjet akuzave që vijnë nga Perëndimi, u shfaqën edhe pohime për standardet shumë të këqija të sigurisë në Institutin për virologji në Vuhan, gjë që e vuri në lidhje këtë institucion me virusin. Diskutimin e ndezi akoma më shumë edhe virusologu kontravers francez Lyk Montanjè, fitues i çmimit Nobel për mjeksi në vitin 2008, me deklaratën se virusi ndoshta ka lindur në lobaratorët e Vuhanit. Në një situatë të tillë ShBA dhe Australia kanë kërkuar zyrtarisht hetim ndërkombëtar për lindjen e virusit dhe epideminë, gjë që pushteti kinez e ka refuzuar me vendosmëri.
Megjithatë, edhe pushteti kinez e ka ndezur vetë dyshimin për lindjen e kësaj epidemie më vendosjen nën kontroll strikt të të gjithë kërkimeve shkencore në vend që kanë të bëjnë me prejardhjen e virusit. Pas kësaj situata është ashpërsuar akoma më shumë. Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se ShBA-të do vendosin taksa ndëshkimi ndaj Kinës me justifikimin se ekzistojnë mjaft të dhëna se koronavirusi e ka origjinën nga lobaratorët në Vuhan. Deri tani nuk është thënë se për çfarë të dhënash bëhet fjalë.
Në ndryshim nga SHBA-të, shtetet europiane kanë marrë një qëndrim disi më të matur. Presidenti francez Makron dhe Kancelarja gjermane Anxhela Merkel i bënë thirrje qeverisë kineze për bashkëpunim dhe transparencë më të madhe në lidhje me të gjithë rrethanat e epidemisë në Vuhan. Nga ana tjetër, as vetë ShBA-të, si dhe pjesa më e madhe e shteteve europiane nuk bënë mjaftueshëm për t’u përgatitur për pandeminë. Në vend të kësaj, në mënyrë fare të vakët ndoqën sesi po përhapej infeksioni në Lindjen e Largët dhe në pjesën tjetër të botës. Drejtimi i gishtit për te qeveria kineze për këtë mund të konsdiderohet si pjesë e përpjekjeve për të hequr përgjegjësitë nga vetja për shkak të papërgatitjes për pandeminë. Por, edhe nëse anashkalohen konotacionet politike të akuzës adresuar pushtetit kinez, kjo pandemi, për shkak të përmasave dhe pasojave të saj, do të lërë një gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e njerëzve dhe shumë prej tyre kanë për ta lidhur atë me vendin e prejardhjes së saj. Në kushtet e rivalitetit ekonomik, politik, madje edhe ushtarak në rritje të BE-së, ShBA-ve dhe Kinës, një narrativ i këtillë mund të ketë pasoja afatgjatë në raportet mes Perëndimit dhe Pekinit.
Pandemia tashmë ka shkaktuar mbylljen e kufijve dhe ndalimin e transportit ndërkombëtar në pjesën më të madhe të botës. Me të mbaruar një situatë e tillë, një prej masave të para nga ana e BE-së dhe ShBA-ve, mund të jetë ashpërsimi i politikës së vizave ndaj qytetarëve kinezë, si masë parandalimi për ndonjë dallgë të re pandemie. Në një situatë të tillë Serbia gjendet në një situatë mjaft të pakëndshme si vendi i vetëm në rajon i cili ka hequr vizat me Kinën. Serbia që tani gjendet nën presionin e BE-së që ta harmonizojë politikën e saj të vizave me atë të BE-së dhe nuk ka dyshim se ky presion me kalimin e kohës do të rritet.
Ashpërsimi i politikës së vizave nga ana e ShBA-ve dhe BE-së dhe aleatëve të tyre do të kishte patjetër pasoja në uljen e kontakteve shoqërore, arsimore, kulturore, shkencore dhe ekonomike me Kinën, gjë që mund të vërë këtë vend në njëfarë izolimi. Për këtë arsye, pushteti kinez do të gjendej para dy sfidave: të pengojë shfaqjen e vatrave të reja të korona virusit, dhe kësisoj të fitojë besimin e opinionit publik botëror në lidhje me besueshmërinë e informacioneve zyrtare, gjë që në kushtet ekzistuese të kontrollit strikt të mediave nuk do të jetë aspak gjë e lehtë.
Nga ana e saj Kina ka inicuar një ofensivë të madhe diplomatike në formën e dhënies së pajisjeve të nevojshme mjeksore dhe ndihma të formave të tjera për vendet e kërcënuara. Megjithatë, në politikën ndërkombëtare mirënjohja zakonisht është afatshkurtër, ndërsa interesat janë të vazhdueshme. Problemi i radhës për Pekinin mund të jetë dukuria e tërheqjes së disa firmave Perëndimore nga Kina. Pandemia mund ta përshpejtojë këtë proces. Një prej leksioneve që është mësuar mjaft shtrenjtë është ai se ShBA dhe BE tani duhet të jenë të gatshme për pandemi të reja të mundshme, por edhe për forma të tjera katastrofash natyrore apo të shkaktuara nga veprimtaria njerzore.
Në kujtesën e qytetarëve të këtyre shteteve do të mbeten për një kohë të gjatë të fiksuara në kujtesë skenat kaotike të spitaleve, jo të gatshëm të përballen me numrin e madh të të sëmurve, si dhe paaftësinë e pushtetit për të siguruar furnizimin me materialet mjeksore bazë dhe me prodhimet e destinuara për higjenën. Për këtë do të bëhet presion i madh ndaj qeverive, por edhe ndaj kompanive multinacionale, që të kthejnë në vendin e tyre prodhimet me rëndësi strategjike. Ka pak mundësi që ShBA-të dhe BE-ja t’ia lejojnë vetes që të zihen përsëri të papërgatitura dhe të varen nga dëshira e mirë e ndojë fuqie të tretë, pa marrë parasysh natyrën e raporteve mes tyre.
Kancelarja gjermane Anxhela Merkel tashmë u ka kërkuar kompanive europiane që t’i zhvendosin prodhimet strategjike mjeksore nga Kina në Europë. Kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut dhe fillimi i një procesi afatgjatë. Krahas kësaj, BE-ja tashmë ka miratuar masa të caktuara që mund të pengojnë marrjen “armiqësore” të kompanive europiane të sektorit shëndetsor nga firmat e huaja ose individë nga shtete të treta. Po të merren parasysh të gjitha këto mund të pritet mbyllje e pjesshme e ekonomive nacionale dhe rajonale dhe kthimi i proteksionizmit që filloi me ardhjen e administratës Tramp në qeverisje të ShBA-ve.
Nuk ka dyshim se bota gjithsesi nuk ka për të qënë e njëjtë pas pandemisë- do të jetë akoma më e keqe dhe e paparshikueshme. Do të ketë një ndarje të re të kartave në lojën e përjetshme mes fuqive të mëdha.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38