Flash News

KRYESORE

Bota ‘zien’ për ndarje nga partneri, Rudina sapo i la komentin që tregon të kundërtën

Ndarja e aktores të humorit e njëkohësisht moderatores Rudina Dembacaj nga partneri i saj Aleks, ka qenë kryefjalë e mediave rozë.

U konkludua se prej një viti Rudina nuk ka asnjë foto të bashkëshortit në rrjetet sociale, madje gjatë intervistave ajo i referohet si ‘babai i Viktorias’ dhe jo si parneri.

Nga ana e saj Rudina nuk është prononcuar, duke thënë vetëm se do flasë në kohën e duhur.

Por veprimi i saj i fundit duket i dyshimtë, madje tregon edhe se raportet mes çiftit janë të mira.

Rudina ka ripostuar në Instastory një video të bashkëshortit me Viktorian, të cilët stërviten së bashku në palestër.

Ajo i ka komentuar edhe Aleksit në video, duke i bashkëngjitur edhe një zemër të kuqe.

Nëse janë ende bashkë apo jo nuk dihet, presim se ç’do të deklarojë aktorja në vijim.

 

 

Të fundit