Flash News

Bota

Pasojat afatgjata të Covid-19, çfarë tregon studimi i kryer në Britani

Pasojat afatgjata të Covid-19, çfarë tregon studimi i kryer

Një sondazh i bërë së fundmi në Britani, tregon se rreth dy milion njerëz kanë pasur simptoma afatgjata të Covid-19. Studimi React tregon se rreth një e treta e njerëzve që raportojnë se kanë simptoma të koronavirusit vazhdojnë për të paktën 12 javë.

Studiuesit thonë se menaxhimi i pasojave afatgjata është një "sfidë e madhe". "Covid i gjatë" është një fenomen në zhvillim që nuk është kuptuar ende plotësisht dhe nuk ka një përkufizim, për të cilin të kenë rënë dakord të gjithë.

Ai mbulon një gamë të gjerë të simptomave, duke përfshirë lodhjen, kollën, dhimbjen e krahërorit, kokës dhe muskujt. Gjatë studimit, i cili u zhvillua midis shtatorit 2020 dhe shkurt 2021, u gjet se:

- Rreth 37% e njerëzve që kishin kaluar Covid-18, thanë se kishin përjetuar të paktën një simptomë që zgjaste 12 javë ose më shumë.

- Pothuajse 15% thanë se kishin tre ose më shumë simptoma për të paktën 12 javë.

- Problemet afatgjata ishin më të zakonshme te gratë, dhe me rritjen e moshës.

- Pesha e lartë, pirja e duhanit, të ardhura më të ulta, të paturit e një sëmundje kronike dhe të hospitalizuarit me Covid-19 ishin të lidhura me një shans më të lartë për të përjetuar simptoma të zgjatura.

- Lodhja ishte një nga simptomat më të zakonshme, dhe tek njerëzit që ishin të sëmurë rëndë me koronavirus.

Burimi: BBC

Të fundit