Flash News

Bota

Tërmet i fortë në Mianmar, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Tërmet i fortë në Mianmar, shpallet gjendja e

Një tërmet i madh me magnitudë 7.7 ballë ka goditur qendrën e Mianmarit, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Epiqendra ishte 16 km në veri-perëndim të qytetit të Sagaing, në një thellësi prej 10 km, duke dërguar lëkundje të forta që u ndjenë deri në Kinën jugperëndimore dhe Tajlandë.

Të paktën 70 punëtorë ndërtimi janë të zhdukur pasi një ndërtesë e papërfunduar shumëkatëshe u shemb qindra milje larg në Bangkok.

Ka pasur raportime për përkulje të rrugëve në kryeqytetin Naypyidaw dhe qeveria ushtarake e vendit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë rajone.

Tërmeti goditi afër Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.5 milion njerëz.

Të fundit