Flash News

Bota

Sulm me armë brenda një pallati në Kanada, 5 viktima

Sulm me armë brenda një pallati në Kanada, 5 viktima

Pesë persona u qëlluan dhe u vranë në një pallat në periferi të Torontos. I vdekur mbeti edhe autori, i cili u qëllua nga policia.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme. Shefi i policisë, James MacSëeen u shpreh: "Skenë e tmerrshme, gjashtë të vdekur. Një prej tyre është autori”

Policia nuk e identifikuar ende autorin, shkruan AP. Policia tha se nuk kishte asnjë kërcënim të mëtejshëm për komunitetin.

Pas evakuimit, banorët do të kthehen shumë shpejt në banesat e tyre, thanë autoritetet.

Vrasjet masive janë të rralla në Kanada dhe Toronto ka kohë që “krenohet” si një nga qytetet e mëdha më të sigurta në botë.

Burimi: AP

Të fundit