Flash News

Bota

Sulm me armë në Niger, vriten rreth 70 persona

Sulm me armë në Niger, vriten rreth 70 persona

Nigeri ka shpallur dy ditë zie kombëtare, pasi të paktën 69 persona u vranë në një sulm nga kryengritësit islamikë. Sulmi ndodhi në jugperëndim të vendit, pranë kufirit me Malin.

Mes viktimave ishte një kryebashkiak dhe udhëheqësi i një milicie, tha qeveria. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar, raporton BBC.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të martën e që numri i viktimave deri më tani ka shkuar afro 70.

Zona është pushtuar nga militantë të lidhur me një degë lokale të të ashtuquajturit grupi Shteti Islamik. Nigeri po përballet me kryengritje xhihadiste në kufijtë e tij me Malin, Burkina Fason dhe Nigerinë.

Më shumë se 500 njerëz janë vrarë në dhunën e kryengritësve këtë vit në jugperëndim të vendit. Në mars, rreth 137 njerëz u vranë gjatë bastisjeve të koordinuara në tre fshatra nga xhihadistët.

Të fundit