Flash News

Bota

Sulm me armë në Paris, dy të vdekur dhe disa të plagosur

Sulm me armë në Paris, dy të vdekur dhe disa të plagosur

Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur katër të tjerë.

Të shtënat ndodhën pranë një qendre kulturore kurde jo shumë larg stacionit Gare de l'Est. Një i dyshuar i moshës 69-vjeçare u arrestua nga policia në lidhje me sulmin, raporton BBC.

Autoritetet apeluan që njerëzit të shmangin zonën në Rue d'Enghien, në lagjen e 10-të në Strasburg-Saint Denis.

"Është panik total, ne jemi mbyllur brenda," tha një dyqanxhi për agjencinë e lajmeve AFP.

Dëshmitari tha se kishte dëgjuar shtatë ose tetë breshëri armësh. Dy prej të plagosurve nga të shtënat thuhet se janë në gjendje kritike.

Rruga afër stacionit të metrosë Château d'Eau ka disa restorante dhe dyqane, si dhe qendrën kulturore.

Të fundit