Flash News

Bota

Sulm me dron në shtëpinë e kryeministrit irakian

Sulm me dron në shtëpinë e kryeministrit irakian

Kryeministri irakian Mustafa al-Kadhimi ka shpëtuar i padëmtuar pas një sulmi me dron në shtëpinë e tij brenda Zonës së Gjelbër të sigurisë së lartë të Bagdadit.

Sipas BBC, një dron i ngarkuar me eksplozivë goditi ndërtesën, duke plagosur gjashtë nga truprojat e tij, në një tentativë për vrasjen e kryeministrit.

Kadhimi bëri thirrje për "qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë". Sulmi, i cili vjen pas trazirave të dhunshme mbi rezultatet e fundit të zgjedhjeve, që  dënua nga SHBA dhe Irani.

Ende nuk ka një përgjegjës apo një deklaratë zyrtare mbi atë se kush dyshohet ta ketë ndërmarrë sulmin. Kadhimi, një ish shef i inteligjencës, u betua në detyrë në maj të vitit të kaluar.

Në javët e fundit, mbështetësit e grupeve politike të lidhura me Iranin kanë organizuar demonstrata pranë Zonës së Gjelbër.

 

Të fundit