Flash News

Bota

Sulm ndaj bazës së OKB-së në Mali, 20 të plagosur

Sulm ndaj bazës së OKB-së në Mali, 20 të plagosur

20 persona u plagosën ditën e djeshme në Mali pas një sulmi në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Jerusalem post shkruan se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë marrë.

Zëdhënësi i OKB-së, Olivier Salgado tha se organizata dënon ashpër sulmin ndaj saj dhe se do të merren menjëherë masat e duhura. Në lidhje me përgjegjësinë e sulmit, ai tha se nuk e dinte se kush ishin autorët.

“Shefi i MINUSMA dënon vendosmërisht sulmin dhe ka urdhëruar që të merren të gjitha masat për të trajtuar të plagosurit,“tha Salgado.

Ndërkohë që grupet militante islamike të lidhura me al Kaedën dhe Shtetet Islamike mund të jenë autorët e sulmirt pasi ata sulmojnë rregullisht paqeruajtësitë e OKB-së.

Të fundit