Flash News

Bota

10 foto mahnitëse që përshkruajnë botën gjatë vitit 2022

10 foto mahnitëse që përshkruajnë botën gjatë

Trazirat ekonomike, mjedisore dhe gjeopolitike kanë përcaktuar 12 muajt e fundit, por ngjarjet që morën më shumë vëmendje ishin pushtimi i Ukrainës nga Rusia si dhe vdekja e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II.

Më poshtë, kemi përzgjedhur 10 fotografi që tregojnë ngjarjet më të bujshme në mbarë botën vitin që lamë pas.

1.Inflacioni rritet në mbarë botën

Inflacioni ka qenë jashtëzakonisht i lartë në vendet anembanë botës në vitin 2022. 

Kjo ka sjellë një krizë të kostos së jetesës te shumë familje, madje edhe në disa nga vendet më të pasura të botës.

10 foto mahnitëse që përshkruajnë botën gjatë

2. Përhapja e variantit të koronavirusit Omicron  

Varianti shumë i transmetueshëm Omicron i COVID-19 u përhap në të gjithë botën këtë vit.  

10 foto mahnitëse që përshkruajnë botën gjatë

3. Rusia pushton Ukrainën

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, duke çuar në kriza globale si për ushqimin ashtu edhe për energjinë, si dhe duke zhvendosur miliona njerëz.

10 foto mahnitëse që përshkruajnë botën gjatë

4. Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzon të drejtat e abortit

Në një vendim të diskutueshëm më 24 qershor, Gjykata e Lartë e SHBA revokoi të drejtën kushtetuese të grave për abort, duke rivendosur aftësinë e shteteve individuale për të përcaktuar të drejtat riprodhuese të gruas.

10 foto mahnitëse që përshkruajnë botën gjatë

5. Valët e të nxehtit që thyen rekord

Ndryshimet klimatike kanë çuar në shumë temperatura rekord në mbarë botën. Nga shkrirja e pistave deri te zjarret shkatërruese, asnjë vend nuk ishte i sigurt nga nivelet ekstreme të nxehtësisë së përjetuar këtë vit. Kjo verë prodhoi thatësirën më të keqe të Evropës në 500 vjet, me dy të tretat e kontinentit që përjetuan një lloj paralajmërimi ekstrem të nxehtësisë.

Në Kinë, fabrikat u detyruan të mbyllen në gusht për shkak të uljes së nivelit të ujit rreth pellgut të lumit Yangtze, i cili frenoi prodhimin e energjisë elektrike në hidrocentralet.

10 foto mahnitëse që përshkruajnë botën gjatë

6. Përmbytje në Pakistan

Përmbytjet në Pakistan nga qershori deri në gusht vranë më shumë se 1,391 njerëz dhe shkaktuan rreth 30 miliardë dollarë dëme pasi shtëpitë, të korrat dhe infrastruktura kryesore u shkatërruan.

10 foto mahnitëse që përshkruajnë botën gjatë

7. Ndërron jetë mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II vdiq në Kështjellën Balmoral në Skoci më 8 shtator dhe u pasua nga djali i saj i madh, Mbreti Charles III. Ajo vdiq në moshën 96-vjeçare pas 70 vjetësh në fron, duke e bërë atë monarkun e dytë më të gjatë në botë që ka mbretëruar ndonjëherë.

10 foto mahnitëse që përshkruajnë botën gjatë

8. Dorëhiqet Liz Truss, Rishi Sunak kryeministri i ri britanik

Rishi Sunak, fitoi në një garë kaotike tre-ditore për të zëvendësuar Liz Truss, e cila shërbeu si udhëheqëse e Britanisë për vetëm 44 ditë. Ai u bë personi i parë me ngjyrë dhe i pari hindu që u bë kryeministër.

10 foto mahnitëse që përshkruajnë botën gjatë

9. Popullsia e botës i kalon 8 miliardë

Bota arriti pikën e saj të parë me 1 miliard njerëz në 1803. Mbi 200 vjet më vonë, më 15 nëntor 2022, bota i kaloi 8 miliardë njerëz.

10 foto mahnitëse që përshkruajnë botën gjatë

10.Protestuesit mësyjnë zyrën e kryeministrit në Sri Lanka

Protestuesit morën kontrollin e zyrës së kryeministrit në Sri Lanka pasi presidenti Gotabaya Rajapaksa u largua nga vendi. Për muaj të tërë, demonstruesit e kishin akuzuar Rajapaksa për rrënimin e ekonomisë përmes korrupsionit dhe keqmenaxhimit.

10 foto mahnitëse që përshkruajnë botën gjatë

Të fundit