Flash News

Bota

11 shtete pezulluan vaksinimin me AstraZeneca, mblidhen ekspertët e sigurisë së OBSH-së

11 shtete pezulluan vaksinimin me AstraZeneca, mblidhen ekspertët e
Foto ilustruese

Ekspertët e sigurisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të takohen për të diskutuar lidhur me vaksinën AstraZenecës, injektimi i së cilës është pezulluar në më shumë se 11 vende të Europës, pas rasteve të raportuara për mpiksje gjaku.

Tri shtetet më të mëdha të BE-së,  Gjermania, Italia dhe Franca iu bashkuan listës të hënën, duke i dhënë një goditje fushatës globale të imunizimit kundër një sëmundjeje që ka vrarë më shumë se 2.6 milion njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, AstraZeneca dhe Agjencia Evropiane e Barnave kanë këmbëngulur se vaksina është e sigurt dhe se nuk ka asnjë lidhje mes saj dhe mpiksjeve të gjakut të raportuara.

"Ne nuk duam që njerëzit të panikohen dhe për momentin, do të rekomandonim që vendet të vazhdojnë vaksinimin me AstraZeneca," tha të hënën shefi i shkencës së OBSH-së, Soumya Sëaminathan. "Deri më tani, ne nuk gjejmë një lidhje midis këtyre ngjarjeve dhe vaksinës", shtoi ai.

Burimi: The Guardian

Të fundit