Flash News

Bota

2 japonezë ndërruan jetë pas vaksinimit me dozën e dytë të “Moderna”

2 japonezë ndërruan jetë pas vaksinimit me dozën e dytë

Të paktën dy persona kanë ndërruar jetë në Japoni pas vaksinimit me vaksinën antiCovid ‘Moderna’.

Mediat e huaja raportojnë se, dy të rinjtë ndërruan jetë menjëherë pasi morën dozën e dytë të vaksinës. Pas rastit, është ndërprerë edhe procesi i vaksinimit me Moderna.

Nga ekzaminimi i shisheve të vaksinës nuk është gjetur asnjë komponent i dyshimtë apo lëndë e huaj që mund të jetë injektuar. Nuk është vërtetuar as nëse ndonjë efekt anësor prej vaksinës, të ketë shkaktuar vdekjen e tyre.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga analizat e kryera asnjëri nga pacientët nuk ka rezultuar të jetë alergjik ndaj ndonjë substance. Shkaqet mbeten akoma të panjohura.

Ministria japoneze e Shëndetësisë tha se substancat e huaja janë konfirmuar në 39 shishe të papërdorura në tetë vende vaksinimi. Për rrjedhojë, ndaloi përdorimin e rreth 1.63 milion dozave, të cilat vinin nga e njëjta linjë prodhimi e një fabrike spanjolle, si një masë paraprake.

Të fundit