Flash News

Bota

20 vite nga sulmet e 11 shtatorit, producenti i CNN: Nuk e harroj kurrë! Ishte dita më e gjatë e imja si gazetar

20 vite nga sulmet e 11 shtatorit, producenti i CNN: Nuk e harroj kurrë!

Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkaktuan mbi 3 mijë viktima, pjesa më e madhe e të cilëve u regjistruan nga shpërthimi i Kullave Binjake.

Në kujtim të 20 viteve nga sulmet shkatërruese islamike, reporteri dhe producenti i CNN Tim Lister, ka treguar në një intervistë për A2 CNN, ka rrëfyer përjetimet e tij teksa koordinonte punën e gazetarëve në terren.

Lister tregon se njoftimin e sulmit e ka marrë vesh befasisht përmes një telefonate.

"Mora një telefonatë nga dikush që ishte dhe më tha: “Bën mirë të vish, pasi duket se një avion është përplasur me Ëorld Trade Center. Hapa televizorin dhe në moment pashë avionin e dytë që godiste kullën tjetër. Kështu nxitova në qendrën e CNN, ku siç mund të imagjinoni, kishte skena të çmendura. Të gjithë ishin të befasuar me atë që po ndodhte dhe ne punuam të gjithë për 36-48 orët në vazhdim pa pushim fare. Edhe pse, disa prej nesh kishin qenë gazetarë për 20 ose 30 vite, ishim të befasuar nga magnituda e asaj që kishte ndodhur", shprehet Lister.

Lister në karrierën e tij njihet si një reporter që ka mbuluar ngjarje të përmaave të rëndësishme si rënia e Murit të Berlinit, revolucioni Iranian apo ndryshimet në Evropën Lindore gjatë viteve 1989. Por në mesin e gjithë ngjarjeve ndoshta më të dhimbhshme të historisë, Lister nuk krahason asnjë me sulmet e 11 shtatorit.

"Asgjë tjetër nuk ngjasonte me 11 Shtatorin. Kaq e papritur, kaq tronditëse, kaq e madhe… Pasi arritëm të përpunonim atë që kishte ndodhur, pyesnim cilat kishin qenë dështimet e inteligjencës; si kishte qenë e mundur të ndodhte diçka e tillë. Përveç kostove në jetë njerëzore dhe efektet traumtizuese tek Amerika. Nuk mund të nënvlerësosh panikun dhe shokun që përjetoi ky vend atë ditë. Nuk kam për ta harruar kurrë. Mbaj mend gjithashtu kur avioni i fundit u përplas në Pensilvani. Mendoj se ishim ulur në regji. Në fakt, nuk ishim ulur, po qëndronim në këmbë dhe pyesnim veten: Kur do të marrë fund e gjitha kjo? Edhe sa sulme të tjera do të ketë? Ka qenë pa dyshim dita më e jashtëzakonshme që kam kaluar si gazetar", tha producenti i CNN.

Lidhur me të ardhmen e grupeve teroriste, Lister shprehet se ka ende prezencë të grupeve terroriste si ISIS, celulat e të cilave vijojnë të kenë komunikim me njëra-tjetrën. Sa i përket Al-Kaedës, Lister thekson se problemi i vetëm i grupit është gjenerata e vjetër që e udhëheq.

Nuk mendoj se ISIS po fiton terren pasi pësoi një disfatë të madhe, së fundmi në Siri dhe Irak, aty dikur kishte shpallur Kalifatin. Por, është ende shumë i pranishëm, në Siri dhe Irak ku po vepron në mënyrë më të nëndheshme. Celulat janë atje, komunikojnë me njëra-tjetrën, por janë më të vështira për t’u zbuluar. Po shohim sërish aktivitet të ISIS në Irak, në veri të Bagdatit, po shohim prani të grupit në Siri, degë të lidhura me të në Afrikë, veçanërisht në Afrikën Perëndimore si Niger dhe Nigeri. Ka një prezencë shumë të rëndësishme të grupeve të lidhura me ISIS atje. Lidhjet mes tyre janë shumë më të dobëta. Mund të themi se kanë të njëjtën etiketë, por duket se mungon një strukturë qendrore e ISIS. Sakaq, Al Kaeda ka luajtur lojën me të gjatë të pritjes, në një farë mënyre ka mbijetuar. Por, problemi më i madh për Al Kaedën do të jetë një ndryshim brezash në lidership. Janë ende “të vjetrit” në krye të Al Kaedës dhe kjo mund të ndryshojë shpejt kur një gjeneratë e re do ta udhëheqë atë", përfundoi Lister.

Të fundit