Flash News

Bota

23 ditë luftë, Ukraina: Rreth 14.200 ushtarë rusë janë vrarë

23 ditë luftë, Ukraina: Rreth 14.200 ushtarë rusë janë

Sot është dita e 23 e luftës në Ukrainë. Ministria e mbrojtjes së Ukrainës thotë se rreth 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Përcaktimi i numrit të saktë të viktimave nga secila palë ka rezultuar sfidues, me Rusinë dhe Ukrainën që pretendojnë të dhëna dhe humbje jashtëzakonisht të ndryshme.

Në një përditësim më 3 mars, Rusia pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në luftime, por ajo ka ka heshtur që prej të dhënave që publikoi atë ditë.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë dje se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7.000 dhe 14.000 të plagosur deri më tani.

Ndër dëmet e tjera të shkaktuara në armatimet dhe automjetet ruse, Ukraina pretendon se forcat e saj kanë shkatërruar gjithashtu: 450 tanke, 93 avionë, 112 helikopterë dhe çaktivizuar 43 sisteme kundërajrore.

 

Të fundit