Flash News

Bota

25 vite nga Masakra e Reçakut, Hovenier: Askush të mos mohojë atë që ndodhi

25 vite nga Masakra e Reçakut, Hovenier: Askush të mos mohojë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në 25 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka bërë thirrje që askush të mos e mohojë atë që ka ndodhur.

Në platformën “X” ku ka cituar fjalët e Martin Luther King, ambasadori shkruan se “padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”.

“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: "Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo".

Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, shkruan ambasadori amerikan.

 

Të fundit