Flash News

Bota

45 ditë në detyrë, jep dorëheqjen kryeministrja e Britanisë Liz Truss

45 ditë në detyrë, jep dorëheqjen kryeministrja e

Liz Truss ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe.  

BBC raporton se deputetët konservatorë i kërkuan të dorëhiqet, pasi qeveria e saj ishte përfshirë nga trazirat politike, pas heqjes së shumicës së politikave të saj ekonomike. 

Dorëheqja e saj vjen pasi një ministre kyç dha dorëheqjen dhe deputetët konservatorë u rebeluan në një votim kaotik parlamentar. 

Truss u zgjodh nga anëtarësia konservatore në shtator, por ajo humbi autoritetin pas një sërë kthesash. 

Të fundit