Flash News

Bota

5 të vrarë dhe 200 plagosur nga sulmi terrorist në Gjermani

5 të vrarë dhe 200 plagosur nga sulmi terrorist në Gjermani

Pesë persona janë vrarë, duke përfshirë një fëmijë, dhe më shumë se 200 janë plagosur pasi një makinë u përplas me një turmë në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë, Magdeburg, thonë zyrtarët.

Shumë njerëz u plagosën rëndë, u tha gazetarëve të shtunën Reiner Haseloff, kryeministri i shtetit Saksoni-Anhalt. Mediat gjermane raportuan për 41 lëndime kritike.

Haseloff u tha gazetarëve të premten se i dyshuari - i cili u arrestua - ishte një shtetas saudit 50-vjeçar i cili mbërriti në Gjermani në vitin 2006 dhe kishte punuar si mjek.

Ai tha se një hetim paraprak sugjeroi se sulmuesi i dyshuar po vepronte si një ujk i vetmuar. Ai nuk mund të përjashtonte vdekje të tjera për shkak të numrit të të plagosurve.

Të fundit