Flash News

Bota

Mbi 60 viktima dhe 143 të plagosur nga sulmi në Kabul, mes tyre 12 ushtarë amerikanë

Mbi 60 viktima dhe 143 të plagosur nga sulmi në Kabul, mes tyre 12

Sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit shkaktoi më shumë se 60 viktima, në mesin e tyre edhe fëmijë, dhe afro 143 të plagosur.

Mediat e huaja raportuan se, dy shpërthime të komanduara shkaktuan kaos në dy zona, njëri në portën hyrëse të aeroportit dhe tjetri në afërsi të hotelit ‘Baron’.

Të paktën 12 ushtarë amerikanë humbën jetën si pasojë e sulmit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fajësuan organizatën terroriste ISIS për sulmin e shkaktuar në Kabul. Sipas tyre, ka mjaftueshëm prova se terroristët do e shihnin sulmin në Kabul si “një fitore”.

"Ne po punojmë shumë tani për të përcaktuar atribuimin, për të përcaktuar se kush është i lidhur me këtë sulm frikacak dhe ne jemi të përgatitur për të ndërmarrë veprime kundër tyre", tha kreu i Komandë Qendrore të SHBA, Frank McKenzie.

Gjenerali Kenneth McKenzie thotë se ai pret që sulmet e IS të vazhdojnë. Ai shton se ka kërcënime të tjera "jashtëzakonisht aktive" ndaj Shteteve të Bashkuara në Kabul.

Disa informacione po ndahen me talebanët dhe atyre u është kërkuar të mbyllin disa rrugë pasi kërcënimi që një bombë të shpërthejë në Kabul, është shumë i lartë.

 

Të fundit