Flash News

Bota

65 raste me Covid-19 në selinë e OBSH-së në Gjenevë

65 raste me Covid-19 në selinë e OBSH-së në Gjenevë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar 65 raste të koronavirusit brenda stafit të vendosur në selinë e saj në Gjenevë, duke përfshirë pesë persona që punonin në ambiente dhe ishin në kontakt me njëri-tjetrin.

Agjencia shëndetësore e KB tha se po heton se si dhe ku u infektuan pesë personat dhe se nuk ka përcaktuar nëse transmetimi ndodhi në zyrat e saj. Konfirmimi i OBSH-së u bë të hënën pasi Associated Press bëri publike lajmin.

Në email thuhej se rreth gjysma e infeksioneve të regjistruara deri më tani ishin te njerëzit që kishin punuar nga shtëpia. Por 32 ishin në staf që kishin punuar në ambientet në ndërtesën e selisë, ku zakonisht punojnë më shumë se 2,000 njerëz dhe agjencia thotë se ka vendosur masa të rrepta të higjienës, shqyrtimit dhe masave të tjera parandaluese.

Në emailin, që iu dërgua stafit të premten, Raul Thomas, i cili drejton operacionet e biznesit në OBSH, vuri në dukje se pesë persona katër në të njëjtin ekip dhe një që kishte kontakte me ta, ishin testuar pozitiv për COVID-19.

Kjo mund të tregojë se kontrolli bazë i infeksionit dhe procedurat e distancës sociale mund të jenë prishur, shkruan Euronwes.

Dy javë më parë, Van Kerkhove kishte thënë se nuk kishte asnjë transmetim në zyrat qendrore, por shtoi se agjencia po e monitoronte atë. OBSH-ja, e cila po koordinon reagimin global ndaj pandemisë, kishte thënë më parë se personeli ishte infektuar por nuk kishte dhënë një numër ose detaje.

"Sipas protokolleve standarde, këta kolegë po marrin trajtimin e nevojshmë shëndetësor dhe po trajtohen në shtëp”, tha ajo.

 

Të fundit