Flash News

Bota

75% e popullsisë e vaksinuar, Izraeli rifillon hapjen

75% e popullsisë e vaksinuar, Izraeli rifillon hapjen
foto ilustruese

Izraeli ka vaksinuar 75% të popullsisë dhe në këto kushte ka nisur lehtësimi i disa kufizimeve, kryesisht  në sektorin komercial dhe atë kulturor. Duke nisur nga e diela, qendrat tregtare, hotelet, palestrat, aktivitetet tregtare dhe vendet kulturore, si dhe shkollat (klasat 5-6 dhe 11-12), do të lejohen të rihapen, ndërsa disa kufizime specifike, por jo një bllokim i plotë do të vendosen për festivalin e ardhshëm të 'Purim', që do të mbahet të premten.

75% e popullsisë e vaksinuar, Izraeli rifillon hapjen

Ky vendim është marrë dje nga kabineti i koronavirusit në Izrael.

Sipas planit, disa aktivitete do të jenë për mbajtësit e "pasaportave të gjelbërta", të cilat u jepen atyre të cilët kanë të paktën një javë që kanë bërë vaksinën ose që janë shëruar nga virusi.

Fëmijëve nën moshën 16 vjeç, të cilët nuk mund të vaksinohen, do të duhet të kenë një test negativ.

Qendrat tregtare, dyqanet, bibliotekat, muzetë dhe tregjet në ambiente të hapura do të rihapen nën standardet "fjongo vjollcë", të cilat përfshijnë masa të distancës sociale, pavarësisht nga statusi i vaksinimit të klientëve.

Ne nuk mund t’i kthehemi situatës që kemi pasur për Purim vitin e kaluar, ne duhet të festojmë në një mënyrë të kufizuar”, u tha ministrave komisioneri për Covid-19 Prof. Nachman Ash.

Forma të tjera të paradave, festave dhe tubimeve do të ndalohen.

Burimi: Our World in Data dhe The Jerusalem Post

Të fundit