Flash News

Bota

80% e rasteve në SHBA lidhen me variantin "Delta", vaksinat ende efektive ndaj virusit

80% e rasteve në SHBA lidhen me variantin "Delta", vaksinat ende

Varianti Delta i koronavirusit është shkaku i më shumë se 80% të rasteve të reja me Covid-19 në SHBA por vaksinat e autorizuara mbeten më shumë se 90% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Në këtë përfundim ka dalë eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikanë, Anthony Fauci gjatë seancës dëgjimore të Senatit Amerikan të martën, shkruan reuters.

Ndërsa senatori republikan i SHBA-së, Rand Paul akuzoi mjekun Fauci për gënjeshtra në lidhje me Institutet Kombëtare të Shëndetit duke siguruar fonde për kërkimet në Institutin e Virologjisë Wuhan të Kinës.

Senatori Kentucky, i cili ka qenë i pranishëm në disa seanca dëgjimore të lidhur me pandeminë, pretendoi se kërkimi mund të ketë luajtur një rol në zhvillimin e koronavirusit të ri në laboratorin e Wuhan.

"Nëse kapet duke gënjyer në Kongres ... kodi penal i SHBA krijon një krim dhe një dënim me pesë vjet," i është drejtuar Faucit gjatë seancës.

Varianti më ngjitës Delta u gjet për herë të parë në Indi në fillim të këtij viti. Që atëherë është bërë versioni mbizotërues i virusit në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera.

Sipas Drejtorit të Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të SHBA, Rochelle Walensky, vdekjet nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara kanë arritur mesatarisht në 239 vdekje në ditë, gati 48% më të larta se javën e kaluar. 

Të fundit