Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Në vazhdën e luftës në Ukrainë, shqetësim paraqet fqinji i saj, Moldavia. Ky vend i vogël në Evropën Lindore, me një popullsi prej 2.6 milionë banorësh, po vuan tashmë pasojat e luftës, me më shumë se 400,000 refugjatë në tokën e tij. Por, Qeveria në kryeqytetin Kishinjev është e shqetësuar se konflikti mund të arrijë në kufijtë e saj. Dhe, në qendër të këtyre shqetësimeve është rajoni separatist pro-rus i Transnistrisë.
“Është një situatë komplekse dhe e tensionuar. Ne jemi vigjilentë. Do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përshkallëzimin, për të forcuar sigurinë e shtetit dhe për të mbrojtur qytetarët tanë”, ka thënë presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.
Komentet kanë pasuar ato të gjeneralit rus, Rustam Minnekayev, se forcat ruse synojnë të marrin kontrollin e plotë të pjesës jugore të Ukrainës, gjë që do t’i siguronte pastaj Moskës lidhje direkte me Transnistrinë. Pas këtij paralajmërimi, Transnistrinë e kanë goditur një seri sulmesh me granata, përfshirë një në Ministrinë e Sigurimit të Shtetit në qytetin Tiraspol. Viktima nuk ka pasur, ndërsa Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmet.
Transnistria është problematike tash e mbi 30 vjet. Kur Moldavia ka shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, më 1991, Transnistria ka shpallur pavarësinë e saj njëanshëm, me mbështetjen e Rusisë. Lufta që ka nisur pastaj midis Qeverisë moldave dhe separatistëve pro-rusë, ka përfunduar me armëpushim midis Moldavisë dhe Rusisë, në vitin 1992. Çështja, megjithatë, nuk është zgjidhur.
Moldavia vazhdon ta konsiderojë Transnistrinë si territor të vetin, ndërsa Transnistria dëshiron të njihet si shtet. Atë nuk e njeh asnjë shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara. Njerëzit që jetojnë atje, janë kryesisht rusishtfolës, ndërsa Qeveria drejtohet nga separatistët pro-rusë. Transnistria nuk ka kufi me Rusinë, por Rusia ka atje rreth 1,500 trupa që i quan paqeruajtës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se përmes tyre, Rusia do që ta destabilizojë Moldavinë.
“Sa u përket trupave ruse, që janë të stacionuara në territoret e pushtuara të Moldavisë, veçanërisht në Transnistri, e dimë se janë në gjendje të gatishmërisë së vazhdueshme luftarake dhe në pritje të urdhrit”, ka thënë Zelensky.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrey Rudenko, ka thënë se Rusia “dëshiron të shmangë skenarin” në të cilin Transnistria do të tërhiqej në luftë. Por, njohësit e këtij rajoni thonë se gjasat që kjo të ndodhë, janë të dukshme, edhe pse jo në një të ardhme të shpejtë, për shkak të humbjeve të ushtrisë ruse në Ukrainë.
Stefan Wolff, profesor i sigurisë ndërkombëtare në Universitetin Biringham të Mbretërisë së Bashkuar, flet për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:
“Mendoj se, për momentin, është vështirë të shihet se si Rusia do të ketë kapacitete ushtarake për të ndërtuar korridor tokësor deri në Moldavi apo Transnistri. Ajo është bllokuar në Donbas dhe nuk ka bërë përparimin që ka imagjinuar. Po ashtu, mos të harrojmë se kapacitetet ruse në Detin e Zi janë shkatërruar mjaft”.
“Për ta bërë të realizueshëm këtë korridorin tokësor deri në Moldavi, Rusisë do t’i duhen kapacitete të konsiderueshme detare, që për momentin mendoj se nuk i ka. Por, kjo nuk do të thotë se Rusia nuk do t’i përdorë asetet që ka në Transnistri për ta destabilizuar më tej situatën”, thotë Wolff.
Rusia ka pranuar se ka pësuar humbje në Ukrainë, por nuk ka dhënë shifra të sakta. Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia ka humbur mbi 20,000 ushtarë në pak më shumë se dy muaj luftë, por kjo shifër nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Rusia, po ashtu, nuk ka arritur të marrë kontrollin e Kievit dhe as të rrëzojë Qeverinë atje. Ofensivën tani e ka përqendruar në juglindje të Ukrainës.
Philip Remler, ish-udhëheqës i misionit në Moldavi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, thotë për Exposenë se kërcënimi aktual ndaj Moldavisë nuk është i lartë, por nëse Rusia ka sukses në juglindje të Ukrainës, oreksi i saj mund të rritet.
“Unë mendoj se ka forca të caktuara që përpiqen ta tërheqin Transnistrinë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Nga ajo që ka thënë edhe gjenerali Minnekayev, rusët e shohin Transnistrinë si një aset të mundshëm në konfliktin aktual”, thotë Remler.
Në skenarin ku lufta në Ukrainë do t’i kalonte kufijtë dhe do të dilte në Moldavi, cili do të ishte kapaciteti i këtij vendi - ushtarakisht neutral - për t’u mbrojtur? Përgjigjet profesori i sigurisë ndërkombëtare, Steffan Wolff:
“Moldavia është jashtëzakonisht e cenueshme. Ajo nuk i ka as për së afërmi kapacitetet ushtarake që i ka Ukraina. Ka një forcë shumë, shumë më të vogël - nëse mund të quhet forcë. Nga shifrat që kam parë, i ka ndoshta 3,000 trupa, por jo të gjitha prej tyre janë në gjendje të gatishmërisë luftarake”.
“Mendoj se Moldavia e ka shumë vështirë të mbrohet nëse trupat ruse arrijnë atje. Pra, nëse arrijnë të kenë një korridor të qëndrueshëm në Moldavi, do të jetë vërtet vështirë të ruhet sovraniteti dhe integriteti i saj territorial”, thotë Wolff.
E gjendur midis Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia është një nga vendet më të varfra në Evropë. Ajo ka pranuar mbi 437,000 refugjatë ukrainas, qëkur Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj, më 24 shkurt. Moldavia nuk është as anëtare e NATO-s, as e Bashkimit Evropian.
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, është fuqishëm pro BE-së dhe mbështet Kievin në luftën kundër pushtimit rus, por paraardhësi i saj, Igor Dodon, i cili ka ende shumë mbështetës, ka qenë pro-rus.
Profesori Wolff thotë se komuniteti ndërkombëtar ka mënyra indirekte për ta mbrojtur Moldavinë.
“Strategji kryesore duhet të jetë mposhtja e Rusisë në Ukrainë. Në këtë kuptim, Perëndimi duhet t’i dyfishojë përpjekjet e tij për t’i dhënë Ukrainës gjithçka që i nevojitet, sa i përket mbështetjes ushtarake”.
“Aftësitë ushtarake të Rusisë janë zvogëluar në atë nivel, saqë çdo mbështetje shtesë që i jepet Ukrainës arrin ta zmbrapsë Rusinë. Unë shpresoj se kjo do ta mbajë [Rusinë] brenda Ukrainës dhe nuk do të kemi skenarin, ku Rusia arrin kufijtë e Moldavisë”, thotë Wolff.
Por, Thomas Graham, ekspert për Rusinë në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë, nuk është i bindur kështu. Duke folur për Exposenë, ai thotë se, sa më keq që gjërat të bëhen për Rusinë, aq më shumë do të rritet rreziku për përhapjen e konfliktit.
“Kjo [luftë] do të vazhdojë për disa muaj. Duhet të përgatitemi për një konflikt më të gjatë. Duhet ta pranojmë se, derisa konflikti vazhdon, rreziku i përshkallëzimit rritet. Në këtë pikë, ky konflikt është i kufizuar në Ukrainë. Por, nuk ka asnjë garanci se kështu do të jetë edhe pas gjashtë muajsh, apo pas një viti. Kjo është diçka për të cilën udhëheqësit perëndimorë duhet të përgatiten”, thotë Graham.
Sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss - vendi i së cilës është një nga furnizuesit më të mëdhenj të Ukrainës me armë - ka thënë se Perëndimi duhet të dërgojë armë edhe në vendet tjera që kërcënohen nga Rusia dhe ka përmendur në mënyrë specifike Moldavinë.
“Është koha për guxim, jo për kujdes. Ne duhet të sigurojmë që, krahas Ukrainës, edhe Ballkani Perëndimor dhe vende si Moldavia dhe Gjeorgjia kanë qëndrueshmëri dhe aftësi për të ruajtur sovranitetin dhe lirinë e tyre”, ka thënë Truss.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, ka thënë gjatë një vizite në Kishinjev më 4 maj se Bashkimi Evropian është duke konsideruar mbështetje shtesë ushtarake për Moldavinë, ashtu si edhe mbështetje logjistike dhe mbrojtje kundër sulmeve kibernetike.
Nëse Rusia kalon kufijtë e Ukrainës, parashikimi se ku do të ndalet është i vështirë. Pushtimi që ka nisur ajo më 24 shkurt, ka lëkundur rendin e pas Luftës së Ftohtë dhe ka dëshmuar qartë se presidenti rus, Vladmir Putin, i sheh kufijtë e Evropës si një mundësi për t’i rivizatuar, qoftë edhe me forcë. Perëndimi refuzon ndërhyrjen direkte midis Rusisë dhe Ukrainës, duke thënë se nga një veprim i tillë rrezikon të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore. REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38