Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

A mund të arrestohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në Gjermani pas urdhër arrestit ndërkombëtar të GJNP? Qeveria federale në verifikim.
Qeveria gjermane e pakicës, e përbërë tani nga socialdemokratët dhe Të Gjelbrit sigurisht që do të kishte dashur ta shmangte këtë çështje, edhe nëse e kishte kuptuar kohë më parë se kjo problematikë po i afrohej: Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJNP) -(ICC) në Hagë lëshoi urdhër arreste ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Joav Galant. Argumentimi: Ka arsye të mjaftueshme për të supozuar se me luftën në Rripin e Gazës, të dy ngarkohen si bashkëfajtorë në krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Një urdhër arresti u lëshua gjithashtu për liderin e Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri.
Gjermania mbështetëse e fortë e Gjykatës në Hagë
Gjermania konsiderohet si një nga mbështetëset më të mëdha të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, e cila filloi veprimtarinë në korrik 2002 dhe ka 124 shtete anëtare. Megjithatë, aty nuk përfshihen vende të rëndësishme si SHBA apo Rusia. Duhet kujtuar, Gjykata vetë nuk ka kapacitete të ekzekutojë vetë urdhërarrestet. Por shtetet e saj anëtare – përfshirë Gjermaninë – janë zyrtarisht të detyruara të arrestojnë të kërkuarit, nëse janë në territorin e tyre. Me fjalë të tjera: Nëse Netanyahu vjen në
Gjermani, ai do të duhej të arrestohej. Apo jo?
Nuk duhet harruar, se ekziston edhe përgjegjësia e veçantë historike e Gjermanisë ndaj Izraelit. Kjo bëri që reagimet gjermane pas vendimit në Hagë të tingëllojnë të mundimshme, “edhe ashtu” “edhe kështu”. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit), u shfaq në Televizionin e Parë Gjerman (ARD) nga konferenca e klimës në Baku. Ajo tha: “Ne i përmbahemi ligjit në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar. Dhe kjo është arsyeja pse tani po shqyrtojmë me kujdes se çfarë do të thotë kjo për ne në aspektin e zbatimit ndërkombëtar.”
Pak më vonë, qeveria lëshoi një deklaratë për shtyp në Berlin ku thuhej: “Qeveria Federale është në dijeni të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër-arrestet e kërkuara kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Joav. Galant.” Edhe këtu, si deklarata e Baerbock, shfaqet fjala “shqyrtim”, të cilin qeveria tani dëshiron ta bëjë. Dhe vijon duke thënë: “Do të bëhej fjalë për veprime të mëtejshme, nëse kryeministri, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant do të pritej të qëndronin në Gjermani”.
Netanjahu ishte në Gjermani para një viti e gjysmë
Pothuajse të lehtësuar, politikanë të tjerë të qeverisë gjermane theksuan të premten se një vizitë e Netanjahut nuk të pritet në të ardhmen të afërt. Kreu i qeverisë izraelite ishte për herë të fundit në Berlin për vizitë në Berlin në mars 2023, gjashtë muaj para sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Hamasi, një grup militant islamist palestinez nga Bashkimi Evropian, SHBA, Gjermania dhe vende të tjera klasifikohet si organizatë terroriste.
Ashtu si me rreth dhjetë vende të tjera, Gjermania mban të ashtuquajturat konsultime qeveritare me Izraelin, d.m.th. takime të kabineteve qeveritare të të dyja palëve. Konsultimet qeveritare synojnë të nxjerrin në pah marrëdhënien e veçantë dypalëshe. Një takim i tillë u zhvillua për herë të parë në Jerusalem në vitin 2008 nën Kancelaren e atëhershme Angela Merkel (CDU), dhe i fundit ishte në tetor 2018.
Zëdhënësi i qeverisë: Arrestimi i vështirë për t’u përfytyruar
Si do të veprojë pra qeveria federale gjermane me vendimin? Shumë gazetarë donin ta dinin këtë në një konferencë për shtyp. Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me dilemën mes gjykatës penale dhe solidaritetit me Izraelin, zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit tha: “Nga njëra anë është rëndësia e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të cilën ne e mbështesim fuqishëm, dhe nga ana tjetër përgjegjësia historike, si e cituat ju. Në dritën e këtyre dy aspekteve duhet parë kjo deklaratë. Mund të tundohesha e të them, që e kam të vështirë të përfytyroj, që mbi këtë bazë të bëjmë arrestime në Gjermani.”
Kryeministri i landit Hesen, CDU: Vendimi është “absurd”
Ndërkohë që qeveria gjermane përpiqet të gjejë një qëndrim të qartë midis mbështetjes bazë për Izraelin dhe mbështetjes për gjykatën penale, politikanë të tjerë gjermanë e kanë më të lehtë këtë. Kryeministri i landit federal Hesen, Boris Rhein (CDU) i quajti urdhër-arrestet “absurde” të premten. Izraeli është në një luftë për më shumë se një vit, të nisur nga organizata terroriste Hamas me sulmin e saj barbar ndaj qytetarëve të pafajshëm, shtoi Rhein: “Është krejtësisht e pamundur për mua që një kryeministër i zgjedhur në mënyrë demokratike nga Izraeli të arrestohet në tokën gjermane. sepse ai mbron vendin e tij kundër terroristëve”. Por Rhein e di gjithashtu se është e vështirë aktualisht të imagjinohet që Netanyahu të vizitojë Gjermaninë./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38