Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Kur Presidenti Joe Biden publikoi planin e tij me 200 faqe kundër Covid-19 një ditë pasi bëri betimin, ekspertët e shëndetit publik reaguan me entuziazëm… pak a shumë.
"Të gjithë ne në sektorin e shëndetësisë kërkonim një plan nga administrata e Presidentit Trump,” shprehet ish-komisionerja për shëndetësinë në qytetin e Baltimorës, Leana Wen, tani pedagoge për shëndetin publik në Universitetin George Washington. "Sa ndryshim do të kishte bërë një plan i tillë i nxjerrë muaj më parë”.
Nga ana tjetër, Ashish Jha, dekan në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Brown thotë: “Nuk është ndonjë ide gjeniale (plani i administratës së Presidentit Biden). Ky është thjesht një plan bazë për shëndetin publik. I vetmi gjenialitet është se gjatë administratës së mëparshme nuk u bë asgjë”.
Tani që ekziston një plan, priten rezultate. Mesatarisht 3,000 vetë vdesin çdo ditë nga COVID-19, sipas statistikave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. Ekonomia është e paralizuar në masë të madhe prej pothuajse një viti dhe virusi po shfaq mutacione.
Suksesi apo dështimi i planit të Presidentit Biden do të matet nga numri i viktimave nga sëmundja. Por disa faktorë janë jashtë kontrollit të administratës, si përhapja e varianteve të reja më ngjitëse.
Administrata e Presidentit Biden duhet gjykuar nga veprimet që bën, thotë zonja Wen: “A do të jenë në gjendje të arrijnë standardet për testime, për gjurmimin e personave të ekspozuar? A do të jenë në gjendje të arrijnë objektivat për vaksinime?”
Plani fillestar i zotit Biden parashikonte 100 milionë vaksinime në 100 ditët e para në detyrë. Por klinikat që tani po bëjnë afërsisht 1 milion vaksinime në ditë, thonë kritikët, duke theksuar se presidenti duhet të deklarojë një numër më ambicioz.
"Nuk duhet të caktojnë një objektiv të ulët për veten dhe vendin. Tani është koha për veprime të guximshme,” thotë zonja Wen.
Por ka një numër faktorësh që mund të kufizojnë një përshpejtim të madh. Vaksinat e kompanive Moderna dhe Pfizer-BioNTech shoqërohen me procese specifike prodhimi.
Të hënën, Presidenti Biden u tha gazetarëve se prodhuesit kanë rënë dakord të bëjnë më shumë.
"Mendoj se me ndihmë të Zotit dhe me mbarësi e pa të papritura, mund të arrijmë të bëjmë 1.5 milionë vaksinime në ditë, në vend të 1 milion vaksinimeve,” tha ai.
Zoti Biden duhet të ndreqë edhe problemet në programin e shpërndarjes së vaksinave që ka vonesa të shumta dhe ka hasur në një numër komplikimesh.
Deri të hënën, vetëm gjysma e dozave që u ishin dërguar shteteve ishin përdorur për vaksinime. Shumë amerikanë që janë përpjekur të vaksinohen kanë hasur në vështirësi gjatë telefonatave apo në sistemin elektronik për të caktuar orarin e vaksinimit. Klinikat kanë hasur në vështirësi në planifikimin e fushatës së vaksinimeve pasi nuk kanë informacion të saktë mbi numrin e vaksinave që disponojnë dhe kohën kur do të arrijnë vaksinat. Disa janë detyruar të anulojnë vaksinime pasi dozat nuk ishin dërguar në kohë.
Testime, Gjurmime, Izolim
Që prej fillimit të pandemisë, janë vërejtur mungesa në tamponat për testime dhe vonesa në dërgesa. Plani i Presidentit Biden parashikon shtimin e ritmit të testimeve. Plani nuk përcakton një objektiv konkret, por zoti Jha thotë se do të donte që brenda 1-2 majsh testimet të dyfishohen.
Ai thekson se duhet të shtohet edhe numri i klinikave që ofrojnë testime, përfshirë shkolla dhe zyra, për të ndihmuar rihapjen e aktivitetit ekonomik.
Administrata e Presidentit Biden ka në plan të mbledhë më shumë të dhëna për koronavirusin. Këtu përfshihen kohëzgjatja për të bërë testin dhe për të marrë rezultatin, thotë Adriane Casalotti, shefe për marrëdhëniet me qeverinë në Shoqatën Kombëtare të Zyrtarëve Komunalë (NACCHO).
"Nëse rezultati jepet pas dy ditësh, ky person ka qenë gjatë kësaj kohe në kontakt me shumë njerëz të tjerë” dhe ndoshta ka vazhduar të përhapë virusin, thotë ajo. Disa zona vazhdojnë të shfaqin vonesa, megjithëse ka kaluar një vit që nga shfaqja e virusit në SHBA.
Një tjetër faktor është koha që kalon deri në momentin që izolohet personi i infektuar.
"Kjo është një pyetje shumë e thjeshtë, por të pakta janë komunat që kanë një përgjigje konkrete për të,” thotë Tom Frieden, ish-drejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Mbledhja e të dhënave të tilla do të jetë e vështirë, thotë ai. Natyra e fragmentizuar e sistemit të shëndetësisë në vend nënkupton se ky informacion është i shërndarë në një numër spitalesh, kompanish për sigurime dhe agjencish qeveritare.
Shtimi i Armatës së Punonjësve të Shëndetësisë
Për të intensifikuar betejën kundër coronavirusit duhet të punësohen më shumë punonjës shëndetësie. Departamentet lokale të shëndetësisë kanë humbur 16% të personelit të rregullt nga 2008, sipas shoqatës NACCHO.
Zonja Wen thotë se sistemet e shëndetësisë prej vitesh vuajnë probleme nga mungesa e fondeve, “të cilat kanë krijuar efekte konkrete gjatë pandemisë, pasi ishte e pamundur të mobilizohej një përgjigje e fortë“.
Presidenti Biden ka propozuar punësimin e 100,000 punonjësve shtesë të shëndetësisë. Ky është një numër i madh thotë zonja Casalotti. Aktualisht ky sektor ka rreth 136,000 punonjës.
Departamentet lokale të shëndetësisë kanë nevojë për mbështetje, por jo thjesht për betejën me COVID-in. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me këta të punësuar të rinj kur të vihet nën kontroll pandemia.
"Kjo është kriza më e madhe që kemi hasur ne si sektor, por nuk do të jetë e fundit,” shton ajo.
Zoti Biden duhet të kërkojë fonde nga Kongresi për të paguar punonjësit e rinj. Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët miratoi vitin e kaluar një projektligj që përfshinte fonde për shtimin e punonjësve të sektorit të shëndetësisë, por Senati që kontrollohej nga republikanët nuk e miratoi. Paketa e re e Presidentit Biden përfshin fonde për punonjësit e rinj, por e ardhmja e këtij propozimi është e paqartë.
Maskat
Ekspertët theksojnë nevojën për shtimin e personave që vënë maskë. Rezistenca ndaj maskave mori nuanca politike gjatë administratës së Presidentit Trump. Anketat tregojnë se republikanët shprehen më rezistentë ndaj maskave se demokratët, megjithëse ka prova se maskat ndihmojnë për të ulur ritmet e përhapjes së infeksionit.
Zoti Biden ka dhënë urdhër për vënien e maskave në objekte federale dhe në transportin publik, përfshirë avionë, trena e autobusë. Ai u bëri thirrje amerikanëve të vënë maskë gjatë 100 ditëve të para të administratës së tij, por shtoi se ai nuk gëzon autoritetin për ta bërë maskën të detyrueshme në shkallë kombëtare.
Këtë mund ta bëjnë guvernatorët. Por 13 shtete nuk kanë mandate për maskat, sipas portalit Masks4All.co.
Pajisjet për Mbrojtje Personale
Në shumë zona në vend, punonjësit e shëndetësisë detyrohen të ripërdorin të njëjtën maskë N95 si dhe mjete të tjera mbrojtëse që janë me një përdorim. Presidenti Biden ka aktivizuar Ligjin e Prodhimit për Mbrojtje për t’u kërkuar kompanive amerikane të shtojnë prodhimin e pajisjeve esenciale në betejën me koronavirusin, përfshirë maska, doreza plastike dhe të tjera.
Ky ligj u aktivizua edhe nga administrata e Presidentit Trump, megjithatë mungesat në pajisje esenciale vazhdojnë.
Zonja Wen tha se amerikanët presin të shohin nëse Presidenti Biden do të përmbushë zotimet. Presidenti u ka kërkuar amerikanëve të bëjnë sakrifica, duke vazhduar masa të izolimit dhe distancimit fizik.
“Prej administratës duhet të shohim nëse janë të gatshëm të marrin përsipër edhe sfida më të vështira,” thotë zonja Wen. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38