Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A duhet të trembet Putin nga kërcënimet e Trumpit me sanksione të reja?

Shumë kohë para se ta merrte detyrën këtë javë dhe para zgjedhjeve të nëntorit, presidenti Donald Trump është zotuar se do ta lehtësojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, megjithëse ka dhënë shumë pak hollësi se si do ta arrinte një gjë të tillë.
Më 22 janar, dy ditë pasi e nisi mandatin e dytë, Trumpi tregoi një veprim që do ta ndërmerrte për ta bërë Rusinë të ulet në tavolinën e bisedimeve, që është hap fillestar por vendimtar dhe sfidues drejt një marrëveshjeje. Ai tha se do të vendosë sanksione shtesë ndaj Moskës, nëse ajo nuk bindet.
“Nëse nuk bëjmë ‘marrëveshje’, së shpejti nuk do të kem zgjidhje tjetër përpos të vendos taksa, tarifa dhe sanksione të nivelit të lartë ndaj çdo gjëje që shitet nga Rusia në Shtetet e Bashkuara, dhe ndaj vendeve të ndryshme pjesëmarrëse”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.
Në të kaluarën, Trumpi e kishte lavdëruar Putinin, e kishte kritikuar SHBA-në për mbështetjen e Ukrainës dhe kishte ngulur këmbë për përfundimin e shpejtë të luftës, duke ngritur shqetësime në mesin e përkrahësve të Ukrainës se ai mund t’i flijojë interesat e Kievit në emër të një marrëveshjeje, e cila, në fund, do ta fuqizonte Rusinë.
Por, Trumpi ka folur ashpër këtë javë. Postimi i 22 janarit ishte më i fundit në një varg komentesh, përmes së cilave ai tha se lufta po e rrënon Rusinë dhe se Putini duhet të kërkojë paqe, para se të bëhet tepër vonë. Ekonomia e Rusisë “po dështon”, shkroi presidenti amerikan.
Toni dhe përmbajtja e komenteve të Trumpit janë mirëpritur nga Kievi, por edhe nga Perëndimi, i cili kërkon trysni ndaj Rusisë. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, tha se deklaratat e Trumpit dërguan “sinjal të fuqishëm”.
Ndërkohë, Moska nuk humbi kohë për të për t’u përgjigjur, duke thënë se kërcënimi me sanksione të reja nuk do të kryejë punë. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha më 23 janar se Kremlini nuk sheh "asgjë veçanërisht të re këtu".
Moderatori pro-Kremlinit, Vladimir Solovyov, reagoi ngjashëm, por përdori gjuhë më të ashpër – një përpjekje e zhurmshme për t’u thënë rusëve se nuk duhet të shqetësohen.
"Çfarë? A është e mundur të flitet me Rusinë në atë mënyrë?", tha ai në një koment të postuar në Telegram.
"A po e humbim luftën? A na ka ardhur armiku te pragu i derës?", pyeti ai.
Këto deklarata e pasqyrojnë vetëbesimin e jashtëm të Putinit se lufta po shkon mirë për Rusinë, me gjithë humbjet e mëdha që Rusia i ka pësuar derisa është duke bërë përparime graduale në fushën e betejës, dhe se ekonomia po i përballon sfidat, pavarësisht inflacionit të lartë dhe problemeve të tjera.
Megjithatë, nën atë pamje të jashtme, mund të fshihen shqetësime në të dyja drejtimet, dhe disa ekspertë thanë se kërcënimi i ri i Trumpit për sanksione, do t’i rrisë shqetësimet e tyre.
"Mendoj se kjo me të vërtetë e ka tronditur Kremlinin", tha për Radion Evropa e Lirë, Nigel Gould-Davies, hulumtues për Rusinë dhe Euroazinë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër.
Gould-Davies tha se Trumpi “në momentin e parë të mundshëm, po tregon se e ka seriozisht këtë”, duke shtuar se Ukraina dhe mbështetësit e saj janë shqetësuar se “mënyra kryesore e tij për t’i dhënë fund luftës do të ishte trysnia ndaj Ukrainës dhe kufizimi i mbështetjes”.
Të paktën në këto deklarata, sipas Gould-Davies, Trumpi “po tregon se problemi i përfundimit të luftës duhet të zgjidhet sipas kushteve që e detyrojnë Putinin të bëjë lëshime, në vend se ta detyrojnë Ukrainën...Nuk ka qenë aspak e qartë se ai do ta bënte këtë”.
Më 23 janar, agjencia e lajmeve Reuters citoi "pesë burime", të cilat thanë se Putini "po shqetësohet gjithnjë e më shumë për deformimet në ekonominë e kohës së luftës në Rusi". Po ashtu, Reuters citoi ish-zëvendëskryetarin e Bankës Qendrore të Rusisë, Oleg Vyugin, i cili tha: "Rusia, natyrisht, është e interesuar ekonomikisht për të negociuar një fund diplomatik të konfliktit".
Problemet ekonomike në rritje "kanë kontribuar në krijimin e një pikëpamjeje brenda një pjese të elitës ruse se një zgjidhje e negociuar për luftën është e dëshirueshme", citoi Reuters dy nga burimet që folën me kusht anonimiteti.
Kërcënimet e Trumpit "e vendosin Putinin në një situatë të vështirë", shkroi në platformën X, ish-ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landisbergis.
"Tani, Putini duhet të zgjedhë - ta pranojë se ai ka frikë nga sanksionet e reja sepse ekonomia e tij është në kolaps, ose të dëshmojë se ambiciet e tij imperialiste nuk do të kufizohen nga këto kërkesa", shtoi ai.
Disa analistë janë shumë më skeptikë, duke thënë se problemet ekonomike nuk do ta shtyjnë Putinin të heqë dorë nga qëllimi i nënshtrimit të Ukrainës, edhe nëse një armëpushim ose marrëveshje paqeje do të bënte që Rusia ta ketë nën kontroll jozyrtarisht afërsisht 20 për qind të territorit të Ukrainës që e ka pushtuar.
"Ne duhet të shmangim mbivlerësimin e ndikimit të këtyre shqetësimeve ekonomike në planet e Putinit për Ukrainën", tha në X Tatyana Stanovaya, hulumtuese në Qendrën Carnegie. "Sipas mendimit tim, pavarësisht nga situata ekonomike, Putini do të vazhdojë të kërkojë përfundimin e luftës sipas kushteve të Rusisë. Për të, ky është konflikt ekzistencial. Ai është thellësisht i bindur se, pa një 'Ukrainë miqësore', mbijetesa afatgjatë e Rusisë është në rrezik".
Disa ekspertë të tjerë argumentojnë se sanksionet e rënda ndaj ekonomisë ruse ka mundësi t’i ndryshojnë përllogaritjet e Putinit.
Megjithatë, skeptikët përmendin faktin se rundet e njëpasnjëshme të sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur që kur Putini e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, nuk e kanë dobësuar atë. Një tjetër pyetje është ajo se çfarë masash të mundshme ndëshkuese kanë mbetur, pasi administrata Biden vendosi pak ditë para inaugurimit të Trumpit sanksionet që zyrtarët amerikanë i cilësuan si më të rëndat deri më tani./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38