Flash News

Bota

Abramovich konfirmon se do të shesë ‘Chelsean’: Të ardhurat do i dhurohen ‘viktimave të luftës' në Ukrainë

Abramovich konfirmon se do të shesë ‘Chelsean’: Të

Miliarderi oligarku rus Roman Abramovich ka deklaruar se do të shesë Chelsea FC, duke premtuar se do t'i dhurojë të ardhurat neto për një fondacion bamirësie për "të gjitha viktimat e luftës në Ukrainë".

Dëshiroj të adresoj spekulimet në media gjatë ditëve të fundit në lidhje me pronësinë time të Chelsea FC. Siç e kam thënë më parë, gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të klubit. Në situatën aktuale, kam marrë vendimin për të shitur Klubin, pasi besoj se kjo është në interesin më të mirë të Klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe sponsorëve dhe partnerëve të klubit. Shitja e klubit nuk do të jetë e shpejtë, por do të ndjekë një proces të rregullt.

Për më tepër, kam udhëzuar ekipin tim që të krijojë një fondacion bamirësie ku do të dhurohen të gjitha të ardhurat neto nga shitja. Fondacioni do të jetë në dobi të të gjitha viktimave të luftës në Ukrainë.

Kjo përfshin sigurimin e fondeve kritike për nevojat urgjente dhe imediate të viktimave, si dhe mbështetjen e punës afatgjatë të rimëkëmbjes.

Ju lutemi ta dini se ky ka qenë një vendim tepër i vështirë për t'u marrë dhe më dhemb që të ndahem me Klubin në këtë mënyrë. Megjithatë, unë besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit”, deklaroi Abramovich, i cili ka mohuar lidhjet e ngushta financiare me presidentin rus Vladimir Putin ose Kremlinin.

 

Të fundit