Flash News

Bota

Afganistani në duart e talebanëve, dorëzohet kryebashkiakja: Jam ulur dhe po pres! Ata do vijnë dhe do më vrasin

Afganistani në duart e talebanëve, dorëzohet kryebashkiakja: Jam

Kontrolli i Afganistanit tanimë është në duar të talebanëve. Ardhja e tyre trazoi sigurinë dhe qetësinë e afganëve me të cilët nën panik përpiqen të largohen nga vendi për t’i shpëtuar sundimit taleban.

Zarifa Ghafari, kryebashkiakja e parë femër në Afganistan prej vitit 2018, ka shfaqur hapur shqetësimin dhe frikën për ngjarjet që do të pasojnë vendin pas marrjes së Kabulit nga talebanët.

Sipas mediave të huaja, Ghafari është shprehur se po pret forcat talebane për ta vrarë, e vetme pas asnjë ndidhmë dhe asnjë destinacion që mund ta shpëtojë.

"Unë jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka njeri që të më ndihmojë mua ose familjen time. Unë jam vetëm ulur me ta dhe burrin tim. Dhe ata do të vijnë për njerëz si unë dhe do të më vrasin. Unë nuk mundem të largohem nga familja ime. Dhe sidoqoftë, ku do të shkoja?", tha Ghafari për I News.

Mirëpo Ghafari e ka një arsye shumë të fortë për të mos shpresuar te shpëtimi i vetes. Ajo i ka shpëtuar tre herë vdekjes pas atentateve që i janë bërë, pas së cilave thotë ajo fshihet dora e talebanëve.

Një turmë burrash protestuan ditën e parë në detyrë të Ghafarit, por ajo nuk pranoi të tërhiqej dhe vazhdoi të shërbente si kryebashkiak i Maidan Shahr, kryeqyteti i provincës Ëardak dhe një bastion për mbështetjen e talebanëve.

Administrata e Trump e nderoi atë në Mars 2020 me çmimin Ndërkombëtar të Grave të Guximit, gjatë së cilës kohë ajo paralajmëroi se gratë afgane "janë gjithmonë të shqetësuara për të ardhmen", sepse ato "nuk e kanë harruar mbretërimin e talebanëve".

 

Të fundit