Flash News

Bota

Afro 280 milionë raste me Covid-19 në të gjithë botën, Italia raporton infeksionet më të larta ditore

Afro 280 milionë raste me Covid-19 në të gjithë botën,

Numri i rasteve pozitive me Covid-19 në botë po shkon afro 280 milionë. Sipas të dhënave nga Worldmeter, në të gjithë globin janë regjistruar mb 5.4 milionë viktima.

Shtetet më të goditura janë SHBA-ja, India, Brazili, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia. Kjo e fundit ka regjistruar numër të lartë të rasteve të reja, afro 25 mijë.

Por infeksionet ditore janë rritur dhe në Itali. Shteti fqinjë me Shqipërinë ka raportuar mbi 54 mijë raste pozitive, shifra më e lartë e regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në botë.

 

Të fundit