Flash News

Bota

Agjencia Evropiane e Barnave miraton përdorimin e vaksinës AstraZeneca për personat mbi 18 vjeç

Agjencia Evropiane e Barnave miraton përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Rregullatori i barnave të BE ka miratuar përdorimin e vaksinës anti-Covid, AstraZeneca për njerëzit e moshës mbi 18 vjeç.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se vaksina AstraZeneca ishte rreth 60% efektive në provat në të cilat ajo bazoi vendimin e saj, shkruan BBC.  

Komisioni Evropian ka publikuar një version të redaktuar të kontratës së tij me prodhuesin e barnave AstraZeneca për vaksinën e saj anti- Covid, në mes të një mosmarrëveshjeje mbi furnizimet.

Vendimi erdhi disa orë më pas,  pasi shefja e Komisionit Ursula von der Leyen rriti presionin mbi kompaninë në lidhje me vendimin e saj për të ulur furnizimet në union.

 

Të fundit