Flash News

Bota

Agjencia Evropiane e Barnave miraton përdorimin e vaksinës Moderna

Agjencia Evropiane e Barnave miraton përdorimin e vaksinës Moderna
Foto Ilustruese

Agjencia Evropiane të Barnave EMA ka miratuar për përdorim vaksinën anti-Covid të prodhuar nga kompania amerikane Moderna. Tashmë pritet edhe miratimi i Komisionit të BE-së.

Nëse merret një“Po”atëherë ajo do të bëhet vaksina e dytë e autorizuar për përdorim pas vaksinës së Pfizer. Kjo e fundit u autorizua nga EMA më 21 dhjetor, por çështjet e zinxhirit të furnizimit dhe kapaciteti i ulët i prodhimit janë disa nga shqetësimet që ajo ka sjellë.

“Kjo vaksinë na siguron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktual. Ishte një dëshmi e përpjekjeve dhe angazhimit të të gjithë që të kemi këtë vaksinë të dytë, pas një viti nga deklarimi i pandemisë nga OBSH”, tha Emer Cooke, Drejtor Ekzekutiv i EMA.

Ndërkohë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e mirëpriti miratimin duke thënë se "Tani ne po punojmë me shpejtësi të plotë për ta miratuar dhe për ta bërë të disponueshme në BE".

Vaksina e Moderna-s është e ngjashme me atë të BioNTech-Pfizer. Ajo ka rezultuar rreth 95% efektive në provat klinike dhe nuk ka shfaqur asnjë problem serioz. Vaksina Moderna do të përdoret në personat nga 18 vjeç e sipër.

Të fundit