Flash News

Bota

Agjencia Evropiane e Barnave miraton përdorimin e vaksinës "Moderna" për 12-17-vjeçarët

Agjencia Evropiane e Barnave miraton përdorimin e vaksinës

Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar përdorimin e vaksinës "Moderna" për grupmoshat midis 12 dhe 17 vjeç. Kjo është vaksina e dytë që aprovohet për adoleshentët, pas asaj Pfizer-BioNTech në muajin.

Sipas BBC, autoritetet e agjencisë thonë se vaksina "Moderna" kërkon dy doza me nga katër javë diferenca. Pritet që Komisioni Evropian të zgjerojë vaksinimin me "Moderna" te të rinjtë pas miratimit nga agjencia e barnave.

Megjithatë kjo lëvizje ka të ngjarë të ketë kritikët e saj, pasi shkalla e vaksinimit në pjesën më të madhe të Azisë dhe Afrikës - ku miliona të rritur rrezikojnë sëmundje serioze ose vdekje nga Covid - është shumë më e ulët se në BE, ku më shumë se gjysma e të rriturve janë tani plotësisht të vaksinuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë iu ka kërkuar vendeve të pasura t'i përhapin vaksinat në një nivel global. Mbështetësit argumentojnë se zgjerimi i vaksinimit tek fëmijët është i rëndësishëm tani që varianti shumë infektues "Delta" është i përhapur në Evropë dhe rastet po rriten ndjeshëm në disa zona.

Shumica e fëmijëve nuk sëmuren rëndë nga Covid, por ata janë ende në rrezik dhe mund ta kalojnë atë.

Sipas një studimi të "Moderna", ku përfshihen 3,732 fëmijë të moshës 12 deri në 17 vjeç, agjencia gjeti përgjigje të ngjashme me ato te të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç. Në atë studim, askush nga ata që morën vaksinën nuk u infektua me Covid-19.

Në bazë të studimit efekte anësore të tilla siç janë rreziku i inflamacionit të zemrës, nuk mund të vlerësohen në mesin e grupmoshës 12-17 vjeç. Por Agjencia Evropiane e Barnave gjykon se përfitimet e vaksinës tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm.

Të fundit